LAJMI I FUNDIT:

Ajo është shumë energjike! Eva Longoria ka treguar se si eliminohen kilogramët e tepërt

Ajo është shumë energjike! Eva Longoria ka treguar se si eliminohen kilogramët e tepërt

Amvisja e famshme ”e dëshpëruar” gjatë shtatzënisë ka shtuar peshë deri në 20 kilogramë, të cilat i humbi me sukses me ushtrime intensive

Eva filloi shumë shpejt me humbjen e kilogramëve të shtatzënisë pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Duke kaluar koha, Eva filloi me ushtrime intensive, madje edhe në Palestër, ndërkaq me videon e fundit në Instagramin e saj i ka ngazëllyer shumicën e fansave.

Me pamje nga deti (apo liqeni) ajo ka ushtruar ushtrimin goxha të rëndë të ngritjes së krahëve në të cilët bicepsi dhe gluteusi punojnë më shumë, d.m.th. muskujt në krahët e sipërm, në vithe dhe në bark.

View this post on Instagram

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on Sep 7, 2020 at 11:22am PDT

Nuk ka rezultate pa ushqim të drejtë. Mirëpo, ushtrimi intensiv duhet patjetër të jetë i shoqëruar me ushqimin e shëndetshëm dhe të kontrolluar, në mënyrë që të arrihet deri te rezultatet më të shpejta dhe më të mira.

Eva, pas lindjes nga ushqimi ka shmangur sheqerin, makaronat dhe verën.

Pas vrapimit të mëngjesit, për kafjall zakonisht ha të bardhët e vezëve të skuqura me spinaq dhe proshutë gjel deti, dhe ajo ka pranuar se lehtë mund të ishte vegjetarianë, sepse i adhuron perimet.

View this post on Instagram

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria) on Aug 25, 2020 at 9:00am PDT

Pra, sekreti i belit të saj të hollë është puna, puna dhe vetëm puna në veten – ushqimi i shëndetshëm dhe shumë ushtrime, si për humbje peshe, ashtu edhe për mbajtjen e shëndetit dhe të belit të hollë. Nuk ka rrugë tjetër! /Telegrafi/