Këngëtarja Aida Doçi pritet të arrijë shumë shpejt një sukses të radhës në karrierë të saj.

Ajo ka kohë që është kontaktuar nga një aktor i njohur turk. Bëhet fjalë për Oktay Kaynarca, ui cili ka paralajmëruar bashkëpunimin me yllin kosovar.


AidaDoci

Aida njihet si këngëtare e “coverëve” live që i performon në rrjetin social YouTube. Në këto këngë ajo ka qindra mijëra shikime.

Bukuroshja njihet si talente e madhe e muzikës e cila me vokalin e saj ka kontribuar në shumë studio muzikore. E njohur u bë në X Factor, teksa tash po vjen edhe me këngë individuale.

Aida ka realizuar projekte që janë kryesisht të zhanrit të lehtë të baladave. Por, ato janë mjaft të pëlqyera nga publiku.

AidaDoci 1

Tash, ajo duket se do të nisë një aventurë të re në karrierën e saj në tregun muzikor turk dhe aktori i njohur do të ketë ndikim të madh në këtë sfidë të re për këngëtaren.

Aida Doçi pos performancave dhe vokalit, njihet edhe për linjat trupore mjaft atraktive. /Telegrafi/