Ai pritet të jetë Sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar i ri i Shtetit i SHBA-së.
Kjo gjë është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, presidenti i ri Donald Trump, pritet ti japë atij besimin për këtë post të lartë.
Kjo do ta bënte politikanin e lindur në Florida të parin latino-amerikan që do të shërbejë si kryediplomati amerikan sapo presidenti i zgjedhur republikan të marrë detyrën në janar.
Por kush është Rubio dhe cilat kanë qenë qëndrimet e tij për Kosovën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili gjatë disa viteve të fundit ka zbutur disa nga qëndrimet e tij për t’u lidhur më ngushtë me pikëpamjet e Trump.
Dhe teksa kriza e Ukrainës do të jetë kryesore në agjendën e tij, Rubio, 53 vjeç, ka thënë në intervistat e fundit se Ukraina duhet të kërkojë një zgjidhje të negociuar me Rusinë në vend që të fokusohet në rifitimin e të gjithë territorit që Rusia ka marrë në dekadën e fundit.
Ai ishte gjithashtu një nga 15 senatorët republikanë që votuan kundër një pakete ndihme ushtarake prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, të miratuar në prill.
“Unë nuk jam në anën e Rusisë – por fatkeqësisht realiteti është se mënyra se si do të përfundojë lufta në Ukrainë është me një zgjidhje të negociuar”, kishte thënë Rubio për NBC në shtator.
Ai është i lindur në Miami nga emigrantë kubanë dhe thuhet se mori një diplomë të shkencave politike nga Universiteti i Floridës në 1993.
Po "marrëdhëniet" e tij me Kosovën?
Ndonëse ka vite që është pjesë e politikës amerikane, ai ka pak raste kur “ka shprehur” qëndrimet e tij rreth Kosovës.
Në këtë drejtim, në një postim në Twitter në shkurt të vitit 2021, ai kishte folur për njohjen e Kosovës, nga Izraeli, me ndërmjetësim të presidencës së parë të Trump.
“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”,
Senator Rubio applauds #Israel and #Kosovo for establishing diplomatic relations.
This is an important step for both countries as well as for international peace and security. 🇮🇱 🇽🇰
— Senator Marco Rubio (@SenMarcoRubio) February 2, 2021 " target="_blank" rel="noopener">kishte shkruar Rubio
, përcjell Telegrafi.Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë – duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Ballkan.
“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe djaj të tjerë si spastrimin etnik nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak. Kanë bërë ndihma e kanë kryer misione të panumërta për shtetin tonë”, ishte shprehur ai.
Veç këtyre, në vitin 2018, Rubio ka pasur takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një njoftim ishte bërë e ditur se presidenti Thaçi është takuar me senatorin Ron Johnson, me të cilin ka biseduar lidhur me mundësitë e thellimi të bashkëpunimit.
“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, ishte thënë në një njoftim të Presidencës së Kosovës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi. /Telegrafi/


















































