“Ai nuk e kupton këtë klub” – Scholes sulmon ashpër Ruben Amorimin

Mandati i Ruben Amorim si trajner i Manchester United është karakterizuar nga këmbëngulja e tij për të përdorur një sistem me tre mbrojtës, gjë që ka zemëruar legjendën e klubit, Paul Scholes.
Amorim respektohet për suksesin e tij me formacionin 3-4-3 te Sporting, por Scholes e ka kritikuar ashpër portugezin për refuzimin e tij për të luajtur në një stil më të përshtatur me “mënyrën e Man United”.
Sistemi i Amorim përdor tre qendërmbrojtës dhe mbrojtës anësorë që avancojnë lart, i cili përbën një largim nga mbrojtja tradicionale me katër që është e rrënjosur në historinë e klubit.
Dhe Scholes ka qenë veçanërisht i zëshëm në pakënaqësinë e tij, duke argumentuar se qasja taktike nuk përshtatet me filozofinë e “rrezikut dhe argëtimit” për të cilën klubi është i famshëm.
“Nuk mendoj se trajneri e kupton klubin, pikë. Thjesht nuk mendoj se ai është njeriu i duhur. Man United ka të bëjë me rrezik dhe argëtim, më shumë se çdo gjë tjetër."

"T’i kesh tifozët në këmbë, të gatshëm të shpërthejnë. Anësorë që driblojnë kundërshtarët. Goditje në portë. Momente cilësie. Nuk ka asgjë aty”.
“Kjo vjen nga klubi. Flasim për faktin se ky është një klub ndryshe – ata kanë Omar Berrada, Jason Wilcox, të cilët ndoshta janë të shkëlqyer në punën e tyre, të shkëlqyer në atë që bëjnë. Por ata nuk janë Man United”.
“Ata s’kanë asnjë ide se çfarë do të thotë të blesh një lojtar të Manchester United, të sjellësh një trajner të Manchester United. Nëse shkon te Sporting Lisbon dhe i shikon, ata luajnë me tre nga prapa”.
“Qysh aty, kjo është një ‘jo’. Man United nuk e bën kurrë këtë. Nuk mund ta bëjnë. Thjesht nuk munden, është vërtetuar ndër vite e vite e vite”, ka deklaruar Scholes./Telegrafi/











































