Nga: D Fox Harrell, profesor i Mediave Digjitale, Informatikës dhe Inteligjencës Artificiale në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit [MIT] / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Një prej imazheve të para të AI-së [inteligjenca artificiale] që kam hasur, ishte një kokë e bardhë spektrale, armiqësore dhe pa trup. Ishte në lojën kompjuterike Neuromancer, të programuar nga Troy Miles dhe të bazuar në romanin kiberpank të William Gibsonit. Njerëzit e tjerë mund të kenë hasur për herë të parë te HAL 9000 në filmin e Stanley Kubrikut, 2001: Odiseja hapësinore [2001: A Space Odyssey] ose te Samantha nga filmi i Spike Jonzeit, Ajo [Her].
Imazhet nga pop-kultura ndikojnë në përshtypjet e njerëzve për AI-në, por kultura ka marrëdhënie edhe më të thellë me të. Nëse ka diçka që duhet hequr nga ky artikull, është ideja se sistemet e AI-së nuk janë makineri objektive, por përkundrazi të bazuara në kulturën njerëzore: vlerat, normat, preferencat dhe sjelljet tona në shoqëri. Këto aspekte të kulturës sonë reflektohen në mënyrën se si sistemet janë inxhinieruar. Pra, në vend që të përpiqemi të vendosim nëse sistemet e AI-së janë objektivisht të mira apo të këqija për shoqërinë, duhet t’i dizajnojmë për të pasqyruar kulturën pozitive etike që ne vërtet e duam.
Ja një shembull: Roger Dannenberg, profesor në Universitetin “Carnegie Mellon” në Pitsburg, ka krijuar një sistem të AI-së që bën muzikë me njerëzit. I shoqëron interpretuesit bazuar në idetë e tonalitetit, shkallës, ritmit e kështu me radhë, që mund të quhen aspekte të teorisë së muzikës perëndimore. Në anën tjetër, kompozitori dhe studiuesi George E Lewis, që vjen nga një traditë e bazuar në diasporën afrikane – xhazi dhe traditat e tjera, siç nxiten nga Shoqata e Çikagos për Avancimin e Muzikës Kreative – ka krijuar një sistem të quajtur Voyager që është “ambient johierarkik, ndërveprues muzikor, që privilegjinon improvizimin”. Rezultatet janë shumë të ndryshme. Sistemi i Dannenbergut jep rezultate efektive në ndjekjen e një interpretuesi konvencional – tingëllon thuajse i kap notat që pritet. Sistemi i Lewisit, në anën tjetër, krijon befasi në dialogun me një interpretues, ndonjëherë duke prirë me solo, ndonjëherë duke krijuar shtresa te solot njerëzore – teksa as njeriu dhe as makineria nuk dominojnë.
Tingulli i Voyager-it është diku në mes të tingullit të xhazit avangard të Sun Rait dhe një ansambli të gamelanit xhavanez. Vlerat e çdo sistemi bazohen në kulturat ku muzikantët dhe programuesit bazohen: kontrolli i matshëm vs bashkëpunimi i improvizuar, duke krijuar dallime të rëndësishme në rezultatin e secilit sistem.
Në ditët e sotme, sistemet e AI-së kanë role në gjenerimin e tekstit dhe imazheve, në diagnostikimin e sëmundjeve dhe madje edhe në sistemet autonome të armëve. Dikush mund të bëjë sisteme të tilla si ndjekës të njerëzve ose si mbështetje krijuese për njerëzit; mund të shikojmë marrëdhënien midis makinës dhe njeriut si të bazuar në komandë dhe kontroll – ose të bazuar në bashkëpunim, duke kuptuar se çfarë bëjnë njerëzit më mirë dhe çfarë kompjuteri bën më mirë, në mënyrë që ata të mund të punojnë frytshëm së bashku. Të dy qasjet kanë vendin e vet – por, unë mendoj se qasja e fundit aktualisht është më pak e njohur dhe më pak e përshtatur. Krijimi i sistemeve të AI-së bazuar në shumë kultura të ndryshme, me udhëzimet e duhura etike, mund të ndihmojë në korrigjimin e kësaj.
Njerëzit qëllimisht mund t’i dizajnojnë sistemet kompjuterike me vlerat dhe botëkuptimet që ne duam. Për shembull, Qendra e MIT-së për Virtualitetin e Avancuar, të cilën e themelova dhe udhëhoqa, ka ndërtuar simulimet e tilla si Breakbeat Narratives, në një bashkëpunim mes Muzeut Universal të Hip-Hopit dhe Microsoft-it. Sistemi përdor teknologjitë e qendrës sonë, personazhet e krijuara nga artistët e stripave Black Kirby, inteligjencën artificiale të bisedave të Microsoft-it dhe përmbajtjen arkivore muzikore nga Fondacioni Arsimor TunesMap, për të mësuar historinë e hip-hopit sipas shijeve dhe interesave muzikore të përdoruesit. Për shembull, nëse ju pëlqen muzika burimore dhe jeni të interesuar për artistet gra të hip-hopit, mund ta merrni një dokumentar të shkurtër mbi vetëpërfaqësimin e grave në hip-hop që ka një kolonë zanore të këngëve hip-hop që janë sempla nga kantri dhe uesterni, si dhe blugrasi.
Gjithashtu pata kënaqësinë të bashkëpunoja me fotoreporterin e luftës dhe artistin e VR-së, Karim Ben Khelifa, në një projekt që ai drejtoi – të quajtur Armiku [The Enemy] – i cili ua mundësoi shikuesve të dëgjonin në mënyrë gazetareske perspektivat e luftëtarëve në të dy anët e konflikteve, në Republikën Demokratike të Kongos, në El Salvador dhe në Gaza – ndërkohë që personalizon përvojën duke u bazuar në gjuhën e trupit të përdoruesve, si tregues për paragjykimet e mundshme dhe vëmendjen.
Ndërtojmë AI dhe sisteme kompjuterike për shprehje krijuese, për mësim dhe të mirën shoqërore, duke i përshtatur në mënyrë të duhur historitë dhe përvojat e njerëzve që i përdorin ato. Ekziston një mundësi e madhe që AI-ja të ketë ndikim pozitiv social përmes një qëllimi të tillë – por, për ta bërë këtë, fusha do të duhet të jetë më ndërdisiplinore, duke vlerësuar qëllimet dhe njohuritë e arteve, shkencave humane dhe sociale.
Nuk po e promovoj një pikëpamje utopike të AI-së. Ju ndoshta keni dëgjuar për qasjet e fundit, si “mësimi i thellë” dhe “modelet e gjuhës së madhe” – të sistemeve të tilla si Dall·E 2 dhe GPT-4. Njerëzit i kanë përdorur ato për shumë qëllime: lojtarët krijojnë personazhe për Dungeons & Dragons, avokatët hartojnë mocione ligjore.
Sistemet e tilla përdorin rrjete neurale dhe qasjet që përfshijnë mësim të thellë dhe modele të mëdha gjuhësore. Për njerëzit është e vështirë që saktësisht të interpretojnë se pse nxjerrin imazhet ose tekstin e veçantë që bëjnë (“arsyet” e sistemit janë model i vlerave statistikore të akorduara mirë dhe i peshave numerike). Kur proceset janë të errëta dhe të drejtuara nga grupe të dhënash të mëdha që bazohen gjithashtu në vlerat kulturore, është e mundur që paragjykimet e padrejta dhe të këqijat e tjera sociale të gjejnë rrugën e vet në ato sisteme.
Duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerat kulturore mbi të cilat bazohet inteligjenca artificiale dhe ato duhet t’i dizajnojmë me kujdes. Duke pasur kujdes ne mund të ndërtojmë sisteme të bazuara në botëkuptime të shumta – dhe t’i adresojmë çështjet kryesore etike në dizajnim, si transparenca dhe kuptueshmëria. AI-ja ofron mundësi të jashtëzakonshme krijuese; por, krijuesit duhet të bëjnë punë socio-kulturore, gjë që nuk është më e lehtë se inxhinierimi teknik i këtyre sistemeve – dhe ndoshta më i vështirë. Ka raste kur një paradigmë komandimi dhe kontrolli është e përshtatshme në informatikë. Megjithatë, kur shikojmë AI-në, ka raste kur në vend të kësaj ne duhet të shohim më shumë mundësi të ngjashme të xhazit për improvizim krijues dhe për bashkëpunim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje