LAJMI I FUNDIT:

“Ai ishte i shkëlqyer, bëri pritje të mëdha” – Kompany tregon pse i dha besim Muricit te Burnley edhe pas gabimeve

“Ai ishte i shkëlqyer, bëri pritje të mëdha” – Kompany tregon pse i dha besim Muricit te Burnley edhe pas gabimeve

Trajneri i Burnley, Vincent Kompany ka treguar besim për Aro Muric dhe ku i fundit e shpërbleu me paraqitje tjetër të madhe në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sheffild United si mysafir me rezultat 4-1.

Dy paraqitjet e mëparshme të Muric ndaj Everton dhe Brighton i kishin kushtuar me pikë të rëndësishme Burnleyt, ku portieri i Kosovës bëri dy gabime.

Kompany është ndarë i kënaqur me paraqitjen e portierit, duke deklaruar pas ndeshjes se normalisht që do ta përkrahte.


“Varet si e trajtoni. Unë pres që lojtarët të kalojnë periudha të vështira, pavarësisht nëse bëhet fjalë për portierin, mbrojtësit apo sulmuesit. Ne kemi një grup vërtetë të talentuar dhe lojtarët presin me padurim ndeshjen e radhës. Ai ishte i shkëlqyer sot. Kemi luksin e dy portierëve shumë cilësorë dhe ata të dy kanë qenë shumë të mirë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Kompany.

Aro Muric i jashtëzakonshëm në fitoren e Burneyt, shpallet lojtar i ndeshjes fal pritjeve të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Aro Muric i jashtëzakonshëm në fitoren e Burneyt, shpallet lojtar i ndeshjes fal pritjeve të jashtëzakonshme

25-vjeçari Aro Muriq tashmë i ka gjashtë paraqitje në Ligën Premier, ku fitoi besimin pak javë më parë, kur skuadra po shkonte drejt kategorisë së dytë.

“Ai bëri pritje të mira në secilën ndeshje. Nuk është opsion që mos t’i mbështesim lojtarët tanë. Ne po përballemi me nivel shumë të lartë. Duhet të mbështesim talentin që e kanë lojtarët. Ishte paraqitje e madhe nga ekipi”, ka nënvizuar Kompany.

Deri në fund të kampionatit, Burnley i ka edhe katër ndeshje. Skuadra vazhdon të mbetet e parafundit në kampionatin anglez me 23 pikë, por ka ende gjasa për të siguruar mbetjen në elitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori