LAJMI I FUNDIT:

“Ai është lojtar i Napolit, duhet të punojë shumë” – Conte mesazh Osimhenit

“Ai është lojtar i Napolit, duhet të punojë shumë” – Conte mesazh Osimhenit

Victor Osimhen është një nga futbollistët më të përmendur në afatet e fundit kalimtare me sulmuesin e Napolit, që ka vlerë prej 100 milionë euro.

Ai është dëshira e shumë klubeve evropiane, kështu që vitet e fundit ai është lidhur me Bayern Munich, PSG-në, Chelsean dhe të tjerë.

Megjithatë, ai është ende në klubin napolitan, ku mbërriti në vitin 2020 nga Lille për 77 milionë euro. Në katër vjet, ai bëri 133 paraqitje, 76 gola dhe 18 asistime dhe fitoi kampionatin italian në 2023.


Kontrata e tij është e vlefshme edhe për dy vite, ndërsa trajneri i Napolit, Antonio Conte ka folur për statusin e tij.

“Unë fola me Victor dhe situata e tij nuk ka ndryshuar ende. Ai është një top lojtar. Ai është lojtar i Napolit, kështu që duhet të punojë shumë, edhe nëse kemi arritur një marrëveshje për largimin e tij të mundshëm. Nuk e dimë se si do të përfundojë historia”, deklaroi Conte.

“Mund të premtoj një gjë”, fjalët e para të Contes si trajner i Napolit
Lexo po ashtu “Mund të premtoj një gjë”, fjalët e para të Contes si trajner i Napolit

Osimhen ka luajtur për Wolfsburg të Gjermanisë dhe Charleroi të Belgjikës. Ai ka 35 paraqitje dhe 21 gola për Kombëtaren e Nigerisë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Kalo në kategori