LAJMI I FUNDIT:

“Ai është diçka krejtësisht ndryshe”, Yamal e admiron Messin, por ka një idhull edhe më të madh futbolli

“Ai është diçka krejtësisht ndryshe”, Yamal e admiron Messin, por ka një idhull edhe më të madh futbolli

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal ka shprehur admirimin e tij për Neymar Junior. Ylli i ri i Barcelonës ka vlerësuar yllin brazilian, duke theksuar se lojtari i Al-Hilal është idhulli i tij i futbollit.

Edhe pse Yamal krahasohet me Messin, Neymar është ende i veçantë për të.

“Isha pesë vjeç kur e pashë për herë të parë në Santos dhe shtatë vjeç kur e takova personalisht në Camp Nou”, kujton Yamal në një intervistë për CNN.


“Ishte e pabesueshme ta shihja atë duke luajtur. Po, është e vërtetë që Messi ishte gjithashtu aty, dhe ai gjithashtu ishte i pabesueshëm, por Neymar është diçka krejtësisht ndryshe. Neymar ka qenë gjithmonë idhulli im. Ai është një yll, një legjendë futbolli”.

18-vjeçari spanjoll është nën kontratë me Barçën deri në mesin e vitit 2026 dhe i pyetur për një zgjatje të mundshme të kontratës me klubin spanjoll, ai pohoi diçka të tillë.

“Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por mendoj se do të jetë së shpejti. Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të qëndroj sa më gjatë”, përfundoi sulmuesi.

Yamal ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon me fanellën e Barcelonës, ku ka shënuar shtatë gola me 12 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

Flick duket se ka gati formacionin startues përballë Realit në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Redaktori i France Football i kishte kërkuar falje, ndërsa Zidane mendon se legjenda e futbollit ishte grabitur për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori