LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Zgjedhjet ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe LDK-në

Ahmeti: Zgjedhjet ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe LDK-në

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar për zhvillimet e fundit politike në vend pas zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet në këtë kohë të vështirë financiare për Kosovën ishin shpëtim për LDK-në dhe Avdullah Hotin.


“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në. E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftës. E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël”.

I pari i Prishtinës thotë se është koha më e keqe e mundshme për LVV-në për ta marrë pushtetin në këtë kohë.

“Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen. Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës”.

Ahmeti thotë se prioritet në këtë moment për Kosovën duhet të jetë vetëm ekonomia.

“Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë. Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet. Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia”, ka shkruar më tej Ahmeti në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori