Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së.
Ahmeti duke komentuar zgjedhjet e brendshme në LDK, ka thënë se nuk sheh klane, por sheh dhe inkurajon konkurrencën e lirë në mënyrë që delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit.
“Tani a do të jenë a jo (zgjedhje demokratike) janë hipoteza ose presupozime të njerëzve, do ta shohim me kohë këtë situatë kur të mbahet kuvendi. Për ndryshe sigurisht që njerëzit kanë afërsi mes vete por edhe mund të kenë pikëpamje dikush më të afërta, dikush më të largëta më njëri-tjetrin, por çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe është prodhim i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së. Unë nuk shoh që ka klane, por unë shoh dhe inkurajoj konkurrencën e lirë të njerëzve, në mënyrë që vërtetë delegatët ta kenë mundësinë e përzgjedhjes së kryetarit”, tha Ahmeti për kp.
Duke komentuar emrat që janë përfolur për kryetar të LDK-së, Ahmeti thotë se të gjithë janë adekuatë për ta drejtuar LDK-në.
“Janë të gjithë adekuat, është çështje tjetër cilin mund ta mbështesim dhe cilin ta votojmë, përndryshe janë të gjithë adekuat…unë angazhohem për një konkurrencë të mirëfilltë dhe angazhohem për mundësi në votimin e kuvendin e përgjithshëm të partisë, do të thotë jam për mundësinë që njerëzit lirshëm të kandidohen dhe gjithë delegatët e kuvendit zgjedhor, ta kenë mundësinë e zgjedhjes të njeriut që do të marrë përsipër përgjithësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës” tha ai
Ahmeti është pyetur po ashtu nëse sërish do të jetë kandidatë për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, por ka thënë se ende nuk e di dhe kjo do të dihet me kohë.
“Nuk e di, kjo është çështje që nuk varet veç prej meje, unë vazhdoj të kryej punët e mija me përkushtim dhe do të jem angazhuam siç kam qenë vazhdimisht, është çështje tjetër, dhe është çështje që me kohë do ta definojmë” tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti