Ahmeti i reagon Muratit për çështjen e TVSH-së: Qasje e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Punës e Transfereve në lidhje me çështjen e TVSH-së për gastronominë.
Murati ka thënë se nuk kanë premtuar se do të vazhdojë reduktimi i TVSH-së në 8 për qind, teksa tha se këtë vit është rritur fitimi në sektorin e gastronomisë.
Në lidhje me këtë, Ahmeti tha se kjo qasje është “totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve”.
“Çka i bjen kjo? Gastronomët po fitojnë shumë e duhet me i nal? Edhe disa qebaptore kishin fitu goxha rritne TVSHnë në qebapa 20 përqind. A duhet me hap kafeteri në pronësi të qeverisë se sektori privat është armiku kryesor i Kosovës? Qasje totalisht e mbrapsht dhe mosnjohuri bazike e llojeve të tatimeve. TVSH edhe origjinën e ka në një mënyrë të lehtë e të thjeshtë të financimit të shpenzimeve publike kur shteti ka mungesë. Funksioni i dytë është motivimi apo demotivimi i veprimeve të caktuara. P.sh. Hiqet në libra për të motivuar leximin e shtohet në produkte të shtrenjta e të panevojshme apo të pashëndetshme për ti demotivuar blerjet”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti thotë se, “Pra ose po mendoni që kafeteritë janë institucione të mbrapshta e duhet të demotivojmë socializiminbose po mendoni që fitimi i rritur i dikujt nuk duhet lejuar. Në dyja rastet, absurditet. E që s’ka nevojë për financim shtesë për shpenzime publike tregon bilanci i fundvitit. 9 muaj nuk po zgjedhet OSHP që në mënyrë të pakuptueshme ka bllokuar investimet publike”.
“Por kryesorja thelbi i TVSH është se nuk e paguan shitësi por konsumatori. Pra ju nuk e zvogëloni profitin e kompanisë por e zbrazni edhe më shumë xhepin e qytetarit”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova