LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pronat trajtohen në mënyrë të barabartë në planifikim

Ahmeti: Pronat trajtohen në mënyrë të barabartë në planifikim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se zonimi i tokës së komunës, që do të përfundojë në vitin 2018, ka për qëllim zhvillimin e qytetit sipas principeve të planifikimit hapësinor.

Ai gjatë një takimi me disa nga pronarët të cilët janë ballafaquar me probleme të tilla, ka shpjeguar në detaje formën e kompensimit që do të fillojë se zbatuari nga viti i ardhshëm.

“Në secilin rast kur në pronën e caktuar parashihet të ketë gjelbërim, rrugë, apo destinim tjetër për të mirën publike, atëherë pronari i asaj toke kompensohet me etazhitet, me kat banese, në parcelën tjetër që është për ndërtim”, tha Ahmeti.


Sipas tij, shumicën e problemeve urbane të Prishtinës i ka shkaktuar mënyra planifikimit përmes planeve rregulluese urbane, që në veçanti i ka dëmtuar zonat e banimit.

“Për zhvillimin e qytetit në zona urbane, ne do të bashkëpunojmë me arkitektë, planifikues hapësinorë, pronarë të tokave, komunitetin e ndërtimtarëve, sociologë e artistë. Prishtina do ta ketë arkitektin i qytetit për zhvillimin hapësirave urbane me kualitet të lartë estetik. Të gjitha pronat do të trajtohen në mënyrë të barabartë”, është shprehur Ahmeti.