Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezantoi sot pjesën e programit “Prona jonë, e barabartë në planifikim”, ku u fol për hartat zonale dhe mënyrën e vlerësimit të pronës së secilit.
Në vitin 2013 Kuvendi i Republikës së Kosovës ka kaluar Ligjin e ri të Planifikimit dhe Ligjin e ri të Ndërtimit me që rast ka përcaktuar format e reja të planifikimit për Komuna.
“Planet Zhvillimore Urbane janë zëvendësuar me Hartat Zonale të cilat paraqesin një plan rregullativ të përgjithshëm të qytetit. Gjatë viteve 2014 – 2017 Prishtina ka përfunduar të gjitha përgatitjet për hartimin e hartës zonale. Janë regjistruar në GIS të gjitha objektet në qytet, janë bërë të gjitha matjet gjeodezike e po ashtu janë regjistruar edhe të gjitha instalimet infrastrukturore të qytetit. Tek në vitin 2017, Ministria ka hartuar Udhëzimin Administrativ në bazë të të cilit duhet të punohen këto harta”, tha ai.
Ai tha se zotimet e tyre lidhur me këtë çështje për mandatin e radhës parashohin këto veprime konkrete “proces gjithëpërfshirës për Përfundimin e Hartës Zonale në vitin 2018. Harta Zonale do të përfundohet gjatë vitit 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe ekspertëve. Harta zonale do të iniciohet në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal pas zgjedhjeve të 22 tetorit”.
“Prona e qytetarëve me trajtim të barabartë dhe pa diskriminim në hartën zonale – Në hartë zonale nuk do të ketë diskriminime të qytetarëve siç ka ndodhë në dokumentet e mëhershme të planifikimit. Në raste kur në tokën private të dikujt do të caktohet rrugë apo ndonjë ndërtesë e karakterit publik, qytetari nuk do të mund të ndërtojë mirëpo do t’i ketë të drejtat e njëjta të koeficientit të ndërtimit sikurse edhe çdo pronarë tjetër brenda një blloku. Kështu do të mbrohet secili qytetar nga diskriminimi potencial por edhe do të mbrohet interesi publik”, tha ai.
Sipas tij, një prej qëllimeve kryesore të Hartës Zonale do të jetë edhe ruajtja e vlerës së pronës/tokave komunale të cilat do ta shtojnë pasurinë e përbashkët që e kemi si komunë.
“Planifikimi do ta shtojë rritjen ekonomike – Planifikimi në zona të veçanta dhe ku ka toka komunale me vlerë do të ketë për qëllim rritjen ekonomike të qytetit, posaçërisht në dhënien në shfrytëzim të tokave për prodhim dhe për vende të punës. Po ashtu Harta Zonale do ta ketë parasysh ruajtjen e tokës bujqësore në komunën e Prishtinës”, u shpreh Ahmeti.
Sipas tij, në një komunë me buxhet modest siç është Komuna e Prishtinës, mundësitë e shpronësimit për realizimin e planeve rregullative janë të vogla.
“I kemi disa shembuj në Komunën e Prishtinës ku për ndërtimin e një rruge nevojiten për shpronësim dhjetëfishi i kostos së rrugës që pamundëson ndërtimin e rrugës. Harta Zonale dhe dokumentet tjera të planifikimit duhet ta kenë për qëllim përfitimin e pronës për Komunën e Prishtinës përmes koeficientit”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa