LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti pas takimit me Mickoskin: Nuk ishte takim për ndonjë marrëveshje (Video)

Ahmeti pas takimit me Mickoskin: Nuk ishte takim për ndonjë marrëveshje (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot kanë realizuar takimin e parë zyrtar, ku kanë biseduar për çështjet aktuale në vend.

Kryetari i BDI-së pas takimit tha se ky nuk ka qenë takim për marrëveshje, por për të uruar kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së. Ai shtoi se ka marrë garancë nga Mickoski se do të mbështetë reformat në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër Hristijan Mickoski tha se përderisa nuk ka përgjegjësi për deputetët e arrestuar të tyre, ata nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit.


“Kishin takim konstruktiv. Ahmeti erdhi të më urojë zgjedhjen si kryetar i OBRM-PDUKM-së. Do të kontribuojmë në mënyrë njerëzore, por edhe me kapacitet tjetër”, tha Mickoski.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa deputetëve të tyre, ka vendosur që të bojkotojë punën e Kuvendit dhe të mos merr pjesë në diskutimet që zhvillohen në shtëpinë ligjvënëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori