LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk ka asgjë nga ajo që flitet se do të krijohet një parti e re

Ahmeti: Nuk ka asgjë nga ajo që flitet se do të krijohet një parti e re

Ka marrëdhënie ndërpersonale që nuk janë të mira, por jo në përgjithësi, por njerëz të caktuar. Këto gjëra duhet të rregullohen, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të sotëm me anëtarët e degëve të partisë nga Çairi dhe nga Saraj, të cilët ditë më parë me një letër akuzuan se organet statutore partiake nuk kanë ekzistuar dhe nuk janë formuar në parti prej gati dy vitesh dhe se vendimmarrja politike është bërë individuale.

“Kam 20 vjet që merrem me këto përllogaritje. Pushteti ekzekutiv ka probleme të tjera, organet dhe komunat kanë probleme të tjera dhe natyrshëm lindin kontradikta mes këtyre institucioneve, gjë që është e natyrshme.

Kemi biseduar me pushtetin ekzekutiv, me krerët e degëve për të zgjidhur ato paqartësi, keqkuptime. Përndryshe, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Përndryshe nuk ka asgjë nga ajo që flitet se do të krijohet një parti e re”, tha Ahmeti.


Sipas tij, takimet janë konstruktive dhe duhet të ketë debat. Takimi i sotëm me degën e Sarajit dhe Çairit ka shkuar mirë dhe ka treguar se asgjë nuk është e pariparueshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori