LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti kundër ndërtimit në Liqenin e Badovcit, thotë se kompania nuk ka leje ndërtimi

Ahmeti kundër ndërtimit në Liqenin e Badovcit, thotë se kompania nuk ka leje ndërtimi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar sot pas lajmeve në media lidhur me fillimin e ndërtimeve te liqeni i Badovcit.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se uji i pijshëm në Prishtinë nuk bën dhe do të rrezikohet, ndërsa thotë se kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi, por ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje.

Shtatë mijë qytetarë kundër ndërtimeve tek liqeni i Badovcit
Lexo po ashtu Shtatë mijë qytetarë kundër ndërtimeve tek liqeni i Badovcit

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:


Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor. Vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla. Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, dokumentet kryesore të të cilave janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 2013.

Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është që disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.

Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Gërmisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e peizazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e peizazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit.

Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Lajme
Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori