LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Pa Demarkacion s’ka viza

Ahmetaj: Pa Demarkacion s’ka viza

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është kriter i vetëm që duhet përmbushur domosdoshmërisht nga Kuvendi i Kosovës dhe çdo vonesë në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon shtyrjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj.

Sipas saj, institucionet e BE-së kanë qenë të qarta në kërkesat e tyre karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizmit të vizave dhe tashmë nuk ka mbetur asnjë pengesë tjetër.


Madje, ajo ka thënë se Komisioni Evropian është duke pritur plotësimin e vetëm të këtij kushti para se të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ndërkohë, Ahmetaj ka treguar se Qeveria do ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje në një moment të përshtatshëm, pa treguar për kohën.

Ministrja Ahmetaj ka thënë se Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht punën e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, megjithatë kjo është detyrë e vazhdueshme e institucioneve kosovare. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori