LAJMI I FUNDIT:

Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit Evropian

Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim ministrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq.

Gjatë takimi me Ministrin Pejoviq, u diskutua për rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka përfshirja e të gjithë rajonit në këtë proces.


Ahmetaj theksoi se agjenda evropiane në Kosovë ka konsensus të plotë si brenda partive politike, ashtu edhe në shoqëri, përkrahja është më se 90 për qind”.

Ajo uroi ministrin Pejoviq  për ratifikimin e traktatit të NATO-s.

“Jemi duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, respektivisht me përkushtimin dhe avancimin që është duke bërë drejt integrimit në BE. Poashtu, konsideroj se Mali i Zi vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si duhet trajtuar procesin e integrimit Evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë për avancimin me agjendën evropiane. Mali i Zi është shtet lider në rajon në procesin e integrimit evropian”, tha ajo.

Ministrat po ashtu janë dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në fushën e integrimit evropian që del nga MSA.

Ndërkaq, ministri malazez Pejović shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat në kuadër të integrimit evropian, si dhe duke ndarë eksperiencën e tyre të suksesshme.

Ministri Pejović tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kosovës dhe përmes kësaj vizite synohet që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në të dy vendet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori