LAJMI I FUNDIT:

AH! LULEDIELLI!

AH! LULEDIELLI!

Poezi nga: William Blake
Përktheu: Alfred Kola

Ah! Luledìell, e lodhur ditë natë,
Që numëron çapitjet e diellit,
Rrekesh pas klimës së ëmbël të artë
Ku udhëtari sos rrugën e dherit;
Ku nga dëshira, i riu përthahet,
Dhe virgjëresha, me qefìn nën borë,
Fort dëshirojnë të çohen nga varret,
Ku luledielli im lutet të shkojë!