Ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me një largim të mundshëm të Paulo Dybala nga Juventusi.

Agjenti i tij Jorge Antun, ka ardhur  me një reagimi, duke i hedhur poshtë këto pretendime.


“Kam lexuar thashethemet në gazeta ditët e fundit që janë plotësisht të rreme. Paulo Dybala është lojtar i Juventus dhe për këtë është i lumtur”.

kumbulla dybala

“Ne jemi duke punuar me shoqërinë për të rinovuar kontratën. Gjithmonë kemi qenë të gatshëm për të arritur një marrëveshje”, ka thënë përfaqësuesi i Dybalas.

Çështja e rinovimit mbetet në tavolinë dhe lojtari dëshiron të rinovijë.

paulo dybala coronavirus  1 Paulo Dybala (Foto: Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus/Getty Images/Guliver)

Flitet se kërkesa e tij për pagë është rreth 15 milionë neto në sezon, ndërsa propozimi i klubi është i kufizuar në një maksimum prej 11 milionë eurosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app