LAJMI I FUNDIT:

Agjenti kosovar i CIA-s tregon kujt ia mori gruan Lavdrim Muhaxheri (Video)

Agjenti kosovar i CIA-s tregon kujt ia mori gruan Lavdrim Muhaxheri (Video)

Kosovari Blerim Skoro thotë se ka qëndruar në Siri si agjent i SHBA-ve. Ai pretendon se ka qenë i infiltruar për CIA-n dhe FBI-në në mesin e xhihdistëve të Ballkanit në ISIS.

Skoro në një intervistë për ‘Tema’ tregon se në ISIS njohu Lavdrim Muhaxherin dhe shqiptarët e tjerë që luftonin atje.


Blerim Skoro, është shqiptari Kosovës i cili u arrestua në shkurt të vitit 2016 në një metro në Brooklyn të SHBA-ve.

Ai rrezikon që për shkak të një gabimi të dëbohet nga vendi, shkruan New York Times.

Thotë se ka punuar për CIA-n amerikane, pas 11 shtatorit të vitit 2001, ku edhe nisi t’u jepte informacione për të burgosurit për terrorizëm autoriteteve amerikane.

Ai ishte dënuar me shtatë vjet burg për posedim të heroinës dhe nga aty u bë informator i amerikanëve.

Skoro thotë se si agjent i CIA-s, ka qëndruar në Kosovë dhe në disa vende të Shqipërisë ku është takuar me pjesëtarë të ISIS-it.

Thotë se ka pasur një ofertë nga komandantët e ISIS-it, që ta udhëheq një grup xhihadistësh.

Duke folur për kryeterroristin shqiptar në radhët e ISIS-it, Lavdrim Muhaxherin, thotë se Muhaxheri e ka marrë gruan një shokut të tij besnik që e kishte nga Shqipëria, i cili ishte vrarë në luftë.

Për më shumë ndiqni intervistën e dhënë për Tema Tv: