Sulmi frontal që liberalët e majtë dhe përfaqësuesit e minoriteteve seksuale kanë ndërmarrë ndaj institucionit të familjes tradicionale, shtron një pyetje thelbësore: A mundet pakica të diktojë normat, që rregullojë bashkëjetesën e shoqërisë njerëzore?
Në këtë rast, argumenti kryesor i përdorur është ai se e drejta duhet të prevalojë edhe kur ajo nuk mbështetet nga shumica. Përtej debatit nëse ndryshimet e kërkuara në kodin e familjes janë apo jo të drejta, kjo shtron një problem tjetër po kaq të madh. Kush është autoriteti hyjnor që përcakton se “Prindi 1-Prindi 2” është e drejta, ndërsa emërtimet “nënë-babë” janë e gabuara?
Supozojmë për një moment sikur pakica politike t’i imponohej shumicës me të njëjtin argument. Saktësisht mbi të njëjtën bazë Selami Jenishehri mund të pretendojë se kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë Kujtim Gjuzi, pasi 1274 votat e koalicionit ABEOK përfaqësojnë një gjykim më të drejtë se sa një milionë votat e shumicës qeverisëse.
Në kursin e historisë botërore njihet vetëm një mënyrë se si pakica i imponohet shumicës kundër vullnetit. Ajo është dhuna. Të gjitha regjimet diktatoriale në histori nuk kanë qenë asgjë tjetër, përveçse imponimi i pakicës ndaj shumicës përmes dhunës. Kur pakica dikton rregullat, demokracia vdes.
Por, le t’i kthemi sërish debatit për ndryshimin e normave që organizojnë bashkëjetesën e shoqërisë. A është asgjësimi ligjor i familjes tradicionale një e drejtë themelore e pakicës që nuk e gjen veten në këtë institucion?
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e klasifikon familjen si një njësi naturale dhe themelore për shoqërinë, e cila gëzon mbrojtje nga shoqëria dhe shtetit. Kjo deklaratë e njeh familjen si bashkimin midis një burri dhe një gruaje nëpërmjet martesës.
Pra, tentativa për të goditur familjen, jo vetëm që nuk është e drejtë themelore e atyre që nuk e gjejnë vetën në të, por praktikisht një sulm mbi të drejtat themelore të njeriut, shoqërinë njerëzore dhe mirëqënies së përgjithshme.
Në fund të shekullit XVIII, kur shkroi veprën “Pasuria e kombeve”, Adam Smith doli në përfundimin se mekanizmi magjik që shtyn përpara progresin e njerëzimit është interesi individual. “Nuk është nga dashamirësia e bukëpjekësit apo kasapit që ne kemi ushqim në tryezën tonë, por nga përmbushja e interesit të tyre vetjak”, u shndërrua në mantrën e doktrinës ekonomike.
Por, dy shekuj më vonë, Milton Friedman, një tjetër mendje brilante e historisë njerëzore do ta korrigjonte këtë koncept. Përmes një serie leksionesh të regjistruara në vitin 1977-1978, Friedman provoi se incentiva që nxit progresin e shoqërisë njerëzore nuk është interesi vetjak, por institucioni i familjes.
Prindërit punojnë dhe krijojnë vlerë për shoqërinë sepse duan të sigurojnë mirëqenien e fëmijëve të tyre. Anëtarët e një familje krijojnë vlerë ekonomike, jo vetëm për interesin vetjak, por për të mbështetur të afërmit e tyre.
Koncepti i familjes si incentiva bazë e zhvillimit ekonomik tashmë është pranuar gjerësisht nga shkenca. Thuajse të gjitha studimet shkencore në këtë fushë kanë konkluduar në tre parime, të pranuara në rezolutat e Këshillit të të Drejtave të Njeriut:
– Familja është e mirë për fëmijët. Asnjë strukturë apo institucion tjetër nuk është i aftë të sigurojë të njëjtat rezultate cilësore për rritjen e fëmijës se sa familja e përbërë nga një burrë dhe një grua në një lidhje të qëndrueshme.
– Familja është e mirë për prindërit. Lidhja në martesë dhe formimi i një familje shoqërohet me shëndet më të mirë fizik dhe mendor, mirëqenie emocionale, më pak kriminalitet dhe jetëgjatësi më të madhe
– Familja është e mirë për shoqërinë. Familja është instrument thelbësor në luftën kundër varfërisë dhe krijimit të mundësive ekonomike.
Pra shkenca është e qartë. Çdo tentativë për të goditur familjen është një fakt sulm mbi themelet e bashkëjetesës shoqërore dhe mekanizmit të mrekullueshëm që bën të mundur progresin ekonomik dhe mirëqenien e njerëzimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vineg1-780x439.jpg)
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti