Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka arsyetuar bashkëpartiakun e tij Xhelal Sveçla, i cili është parë i ulur në një tavolinë me Marko Gjuriqin – shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është ngritur shumë zhurmë për asgjë.
“Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë:
“Shumë zhurmë për asgjë. Kjo është ajo që bëri mbrëmë e sot PDK-ja dhe velgat e saj mediale, pas prezencës së Xhelal Sveçlës në një konferencë ballkanike të ftuar nga miqt ndërkombëtar.
Xhelali ishte prezent aty edhe pse ishin prezent përfaqësuesit e Serbisë, por këtë e bëri për ta përfaqësuar dhe mbrojtur Kosovën, sepse tash si parti fituese Vetëvendosje ka përgjegjësi edhe më të mëdha shtetërore. Por nuk ishte aty për ta ndarë Kosovën, siç bëri përpjekje PDK-ja dhe një pjesë tjetër e klasës politike të Kosovës për shumë kohë.
Përderisa këta që po kritikojnë janë takuar fshehtazi për ndarjen e Kosovës deri në Mitrovicë, Xhelali mori pjesë në një takim zyrtar të organizuar nga miqt ndërkombëtar. Nuk mund ta kritikojnë Xhelalin e as VV-së këta që i falen Malit të zi 8200 hektarë tokë të Kosovës.
Për dallim prej tyre, Xhelali nuk ulet për të biseduar ndarjen e Kosovës, sepse ai as nuk blihet e as nuk shitet, as nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, sepse është i pastër si loti në aspektin privat e zyrtar.
PAN-it po i dhemb se marrëveshja për koalicion do të arrihet javën që vjen, andaj nuk po lën guri pa lëvizur për ta penguar formimin e Qeverisë Kurti. Njëjtë siç dështuan ta ndalin fitoren e VV-së, ashtu do të dështojnë ta pengojnë formimin e Qeverisë Kurti” (sic.), ka shkruar Bahtiri.
Ndryshe, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili po merr pjesë në një konferencë rajonale në Tiranë. Një fotografi ku ai është parë ulur në një tavolinë me Marko Gjuriqin, shefin e “Zyrës serbe për Kosovë”, ka qarkulluar mbrëmë nëpër mediat online, e kjo ka nxiturreagime të shumta.
Ndërsa vetë Sveçla ka sqaruar se ai nuk ka zgjedhur të ulet aty, por ka qenë organizatori i konferencës, ai që ka caktuar tavolinat ku do të ulen të ftuarit.
Ndërsa, nga Zyra e Gjuriqit, kanë thënë se ai në margjinat e konferencës ka takuar përfqësues të LVV-së, LDK-së dhe AAK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit