Kryetari I Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u ka uruar fat dhe shume suksese, Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Arbër Zenelit, për sezonin e ri.

Tre lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës kanë pësuar lëndime para pak muajsh, mirëpo ata janë afër rikthimit në fushën e gjelbër.


Ademi ka thënë se këta tre lojtarë janë shumë të rëndësishëm për ‘Dardanët’ dhe shpreson që të shkojë gjithçka mbarë për ta.

valon berisah Valon Berisha

“Këtë vit rezultatet dhe paraqitja e ekipit tonë Kombëtar kanë bërë jehonë të madhe kudo. Seria e Dardanëve prej 14 ndeshjeve pa humbje e ka shndërruar Kosovën në storie suksesi. Fatkeqësisht, ky rrugëtim i suksesshëm pati edhe pasojat e veta, ngase tre futbollistët kyç të formacionit të parë pësuan lëndime. Megjithatë, më gëzon fakti se Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë treguan karakter dhe vullnet të fortë dhe tashmë po punojnë për t’u rikuperuar sa më shpejtë nga lëndimet”, ka thënë kreu i FFK-së.

arber zeneli 83628945 Arbër Zeneli

“Të tre këta futbollistë janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë kombëtar dhe për klubet e tyre, por njëherësh edhe shumë të dashur për publikun. Pa dyshim, ata, po na mungojnë në fushën e gjelbër, por gjithmonë janë me ne dhe na përkrahin pa rezervë. Në emrin tim dhe të KE të FFK-së shpreh gëzimin që janë duke e kaluar këtë fazë me përkushtim dhe vullnet të madh dhe u dëshiroj rikthim sa më të shpejtë në fushën e gjelbër”.

“Ne jemi me ju djema. Forca Valon, Hekuran dhe Arbër! Ju jeni krenaria jonë, jeni motivi i Dardanëve dhe i gjithë rinisë së Kosovës!”, ka shtuar më tej Ademi.

I pari i Federatës tonë të futbollit u ka uruar fat edhe lojtarëve të tjerë të Kosovës te skuadrat e tyre dhe fillim të mbarë të sezonit të ri 2019/20.

HekuranKryeziu2 Hekuran Kryeziu

telegrafi sport app