LAJMI I FUNDIT:

Aggeler: Shumica e provave për personat në listën e zezë janë siguruar në Maqedoninë e Veriut, secili prokuror mund t’i gjejë të njëjtat

Aggeler: Shumica e provave për personat në listën e zezë janë siguruar në Maqedoninë e Veriut, secili prokuror mund t’i gjejë të njëjtat

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler në Click Plus në TV21 tha se për 9 muaj, SHBA-të kanë futur më tepër persona nga Maqedonia e Veriut në listën e zezë sesa e gjithë periudha që nga pavarësia e vendit.

“Një nga gjërat që unë vlerësoj, siç e dini, SHBA-të kanë caktuar më tepër persona për sanksione nga ky vend në 9 muajt e fundit sesa ne që kemi caktuar, besoj që nga pavarësia. Kështu që duke i treguar ata që…sërish, vjedhin nga vendi i tyre dhe nga qytetarët, e ka…unë besoj dhe e e kam parë, e ka ngritur nivelin e bisedës në një nivel publik”, tha Aggeler.


E pyetur se pse SHBA-të nuk i ndajnë provat me autoritetet në Maqedoninë e Veriut për personat në listën e zezë amerikane, ambasadorja Aggeler tha se shumica e provave janë siguruar prej këtu dhe se Prokuroria dhe gjykatat mund t’i sigurojnë të njëjtat.

“Kemi ligje të privatësisë dhe do të shkeleshin ligjet tona nëse i hapim ato raste dhe nëse ndajmë provat, gjithsesi ato prova janë…shumica prej tyre, jo të gjitha, disa kanë ardhur nga burime brenda SHBA-së, por shumica e tyre kanë ardhur prej këtu, nga ky vend. Pra, nëse diplomatët amerikanë mund të mbledhin informacione që ofruan prova të mjaftueshme, atëherë me siguri një hetues ose prokuror, ose çdokush nga zbatuesit e ligjit ose nga gjyqësori, mund t’i gjejë provat e njëjta”, theksoi Aggeler.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori