Aggeler: Maqedonia e Veriut ka ardhur në një pikë kur duhet ta hap derën për një të ardhme më të ndritur

Ambasadorja amerikane Angela Aggeler thekson se lëvizja e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian ka një afat kohor, të caktuar nga vetë Unioni, përkatësisht mbajtja e konferencës së radhës ndërqeveritare në nëntor, por me ndryshime kushtetuese të miratuara.
Ajo në intervistën për AIM i referohet ndryshimeve kushtetuese, mundësisë për të siguruar një shumicë prej dy të tretash, por edhe kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme, e më pas të shqyrtohen ndryshimet në Kushtetutë.
Aggeler thekson se njeriu ose mbështet ose mban qëndrim kundër asaj që nevojitet për ta çuar vendin drejt BE-së.
“E di gjithashtu se ka nga ata jashtë këtij vendi, por edhe brenda vendit, që do të donin të dëmtonin atë proces për të ecur përpara, ndërsa gjithashtu ka një afat kohor me Bashkimin Evropian, si dhe konferencën e radhës ndërqeveritare. e cila është e rëndësishme dhe vjen në nëntor, kështu që kjo është pjesë e bisedës. Unë nuk jam e bindur për këtë, por ka nga ata që thonë se nuk i mbështesin ndryshimet kushtetuese, nëse nuk bëhen zgjedhje të parakohshme dhe pastaj do t’i mbështesin. Unë mendoj se ose e mbështet të bëhet ajo që është e nevojshme për të ecur drejt BE-së ose je kundër saj. Dhe përsëri shpresoj që ata, në secilën palë, që kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, do të marrin vendimet për të ecur përpara dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ecur drejt BE-së. Tani nëse kjo do të thotë zgjedhje të parakohshme apo jo, nëse ato do të ndodhin pranverën e ardhshme, nuk mund ta parashikoj, por do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe më besoni, ne po shikojmë me shumë kujdes”, thotë Aggeler.
Ajo theksoi se është fakt që qytetarët e këtij vendi bënë një zgjedhje të vështirë dhe morën vendime të vështira për ndryshimin e emrit.
“Dhe kjo ishte diçka që nëse do të më kishit pyetur para se të largohesha në 2013, nëse vendi do ta bënte këtë, nuk do ta kisha besuar. Njerëzit e kuptojnë se ka vendime të vështira për t’u marrë. Por ju keni absolutisht të drejtë, vetëm sepse keni një qëllim nuk do të thotë se do ta arrini atë. Kjo kërkon veprim dhe në këtë rast nevojitet një ndryshim tjetër kushtetues. E di që njerëzit janë të lodhur nga kjo, por në të njëjtën kohë duan të jenë në Bashkimin Evropian, sepse i njohin përfitimet e mëdha të hapjes së këtyre dyerve në Bashkimin Evropian dhe në integrimet euroatlantike”, thekson ambasadorja amerikane.
Ajo shtoi se nevojitet një vendim tjetër i vështirë dhe shprehu shpresën se liderët e të gjitha partive politike do t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe thjesht do të veprojnë në interesin më të mirë të vendit dhe të ardhmes së tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët