LAJMI I FUNDIT:

Agani: Menaxhimi i mbeturinave, sfidë për të gjitha institucionet

Agani: Menaxhimi i mbeturinave, sfidë për të gjitha institucionet

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim Bordin e ri të Komisionit të Pavarur për Menaxhimin e Mbeturinave, me të cilit diskutojë për zgjidhjen e problemit të mbeturinave me theks të veçantë menaxhimit të deponisë së Mirashit.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive që merren me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.

Tema kryesore e këtij takimi ishte zgjidhja e problemeve në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, dhe mundësia e investimeve në reciklim dhe trajtim të duhur të të gjitha llojeve të mbeturinave në Kosovë.


Ministri i MMPH-së, Ferid Agani, ritheksoi se çështja e menaxhimit të mbeturinave mbetet ende sfidë për të gjitha institucionet në Kosovë.

Prandaj shtoi se ka ardhur koha që ky sektor të futet në partneritetin publiko privat (PPP), ngase mbeturinat janë aset i shtetit të cilat duhet të ofrohen në dispozicion të investitoreve, ku me këtë proces do të kemi rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Të pranishmit falenderuan ministrin Agani për angazhimin e tij që sektori i mbeturinave në vend, të përmirësohet dhe të vihet në binarët e duhur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori