Aftësitë e grumbullimit me letra dhe blloqe Jenga i japin kinezit katër rekorde botërore

Një burrë kinez i njohur si arkitekti i letrave për aftësitë e tij në grumbullimin e tyre, theu katër rekorde botërore Guinness brenda pak ditësh, përfshirë një për grumbullimin e 3,149 blloqeve Jenga në një bllok të vetëm të vendosur vertikalisht.
Tian Rui theu rekordin e tij të parë botëror Guinness rreth tre vjet më parë, kur ndërtoi një kullë me 27 shtresa për të marrë titullin për shtëpinë më të lartë të letrave të ndërtuar në një orë.
Rekordi i tij ishte thyer që atëherë, kështu që ai e rifitoi titullin në prill me 32 shtresa, transmeton Telegrafi.
Vetëm pak ditë më parë, ai kishte marrë titullin për shtëpinë më të lartë të letrave të ndërtuar në 8 orë, duke arritur të ndërtonte një kullë me 62 shtresa.
Pasi titujt e tij të letrave u morën, ai e ktheu vëmendjen e tij te blloqet Jenga dhe theu rekordin për numrin më të madh të blloqeve Jenga të grumbulluara në një bllok vertikal Jenga, 3,149.
Ai e kulmoi serinë e tij të thyerjes së rekordeve duke provuar të njëjtën gjë me blloqe Giant Jenga, dhe fitoi titullin me 918 blloqe të grumbulluara.
Rui tha se vitet e tij të praktikës e kanë bërë atë një ekspert në grumbullimin e tyre. /Telegrafi/



















































