Aforizma brilante të Napoleonit, që duhet t’i lexoni

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por, edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.
Në kulmin e pushtetit të tij, ai kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndim e deri në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.
Napoleoni ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni më poshtë aforizmat e strategut të madh të përzgjedhura nga “Tirana Observer”.
- Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim - Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të. - Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës. - Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë. - Në politikë, absurditeti nuk është handikap. - Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër. - Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë. - Një lider është një tregtar me shpresë. - Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat. - Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja. - Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë. - Njeriu i vërtetë nuk urren askënd. - Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë. - Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit. - Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin. - Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë. - Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj. - Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë. - Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë. - Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave. - Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën. - Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen. - Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë. - Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord. - Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord. - Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan. - E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë. - Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im. - Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë. - Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë. - E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve. - Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar. - Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim. - Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin. - Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre. - Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak. - Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë. - Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton. - Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë. - Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht. - Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata. - Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë. - Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin. - Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm. - Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë. - Lufta është biznesi i barbarëve. - Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.


















































