Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në skenë.

Kjo për faktin se jeta e saj është zhvendosur në SHBA, atje ku jeton bashkë me të dashurin e saj, hokeistin çek Jakub Kindl.


Së fundmi, ata kanë vendosur të shijojnë disa ditë të mira pushimi në plazhet e Miamit, në Florida.

Afërdita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram Story një fotografi, ku shfaqet në një pozë mjaft të këndshme me të dashurin në plazh.

Të veshur me rroba banje, duke shijuar diellin dhe klimën e freskët, Afërdita dhe Jakub dukeshin një çift mjaft i lumtur.

Në sy binte sidomos trupi seksi i këngëtares dhe modeles Dreshaj, i cili dukej bukur i ekspozuar me bikini /Telegrafi/