LAJMI I FUNDIT:

Afera me rezervat shtetërore dhe arrestimet në MINT: S’ka dorëheqje, as shkarkim të ministres Hajdari

Afera me rezervat shtetërore dhe arrestimet në MINT: S’ka dorëheqje, as shkarkim të ministres Hajdari

Partitë opozitare dhe shoqëria civile kanë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmeni të dyshuar për keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore, gjatë operacioni policor gjatë paradites së të premtes.

Menjëherë pas këtij operacioni arrestimesh, që ka ardhur pas publikimit të audio-incizimeve, ku dyshohet për keqpërdorime në blerjen e miellit dhe vajit për rezervat shtetërore, ka reaguar opozita dhe shoqëria civile në vend.

Krerë e përfaqësues të partive opozitare kanë kërkuar shkarkimin dhe dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, deri te arrestimi i ministres dhe rrëzimi i Qeverisë Kurti.


Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit dyshohen për veprat penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale, e cila e ka dhënë urdhrin për arrestime, tha se të arrestuarit janë personat me inicialet, R.M. H.G dhe I.L., të cilëve u është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Arrestimi i Garës, Lipovicës dhe Muharremit, Prokuroria Speciale jep detaje: Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare  
Lexo po ashtu Arrestimi i Garës, Lipovicës dhe Muharremit, Prokuroria Speciale jep detaje: Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Në njoftim është përmendur edhe bastisja e disa ambienteve dhe sekuestrimi i provave materiale.

Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

MINT tha se gjatë 18 gushtit janë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie: të drejtorit të departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe të drejtorit të departamentit për integrime evropiane, Irfan Lipovica. Në këtë operacion policor si i përfshirë në aferën e rezervave shtetërore është arrestuar edhe biznesmeni Ridvan Muharremi, raporton Telegrafi.

Në një konferencë për media pasditen e së premtes, ministrja Rozeta Hajdari, tha se policia gjatë bastisjeve ka marrë në cilësinë e provave dokumente, që janë të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Ajo tha se Policia e Kosovës “nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete”, duke shtuar se marrja e këtyre dokumenteve është bërë në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Hajdari ka thënë se dokumentet që janë marrë si prova në Ministri kanë qenë të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim te zyrtarët që janë ndaluar sot, ndërkaq u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve nëse do të jep dorëheqje.

“Unë nuk shoh asnjë arsye të jap dorëheqje, e them me përgjegjësi të plotë”, tha ajo.

Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje
Lexo po ashtu Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

Ajo përsëriti qëndrimin e shprehur më herët nga MINT-i se blerjet për rezervat shtetërore janë bërë duke respektuar ligjin. Por, ajo refuzoi që të japë detaje për rezervat shtetërore pasi informacione të tilla, sipas legjislacionit, janë sekret shtetëror, raporton Telegrafi.

Partitë opozitare dhe shoqëria kanë kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për siç thanë “skandalet dhe aferat korruptive”.

Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, gjatë një konference për media, ka kërkuar sot shkarkimin dhe hetim të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas arrestimeve në këtë ministri.

“Kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa herë, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, ka thënë  Gjoshi.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, në një konferencë shtypi, ka thënë se ky rast është pjesë e mozaikut të gjatë të sistemit korruptiv kriminal.

“Afera e rezervave shtetërore. Fillimisht dua të theksojë se ky rast është pjesë e mozaikut të gjatë të sistemit korruptiv kriminal nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në të gjitha nivelet e qeverisjes”, tha ai.

Ai po ashtu kërkoi edhe arrestimin e ministres Hajdari, pas zhvillimeve të sotme duke thënë se “dorëheqja nuk mjafton”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Haradinaj ka thënë se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.

Reagime me kërkesën për dorëheqjen dhe shkarkimin e ministres Hajdari, ka pasur edhe nga deputetë të tjerë opozitarë.

Ndërsa, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate, tha se ministrja Rozeta Hajdari duhet të shkarkohet në mënyrë që të zhvillohen hetime gjithëpërfshirëse dhe të pandikuara politikisht, raporton Telegrafi.

Ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila duke iu referuar arrestimeve të së premtes në MINT, ka thënë se për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligj-zbatuese duhet të pritet epilogu i rasteve.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve. Dhe, në këtë moment, nga informatat që kemi, është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Institucionet e kanë punën e tyre”, është shprehur e para e shtetit.

Mbron ministren Hajdari, Kurti: Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e koruptuar politike, gjykatës e prokurorë të saj dhe media të keqpërdorura
Lexo po ashtu Mbron ministren Hajdari, Kurti: Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e koruptuar politike, gjykatës e prokurorë të saj dhe media të keqpërdorura

Në mbrojtje të ministres Hajdari ka dalë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ciliu u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas arrestimeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke thënë se nuk ka kurrëfarë korrupsioni e keqpërdorimi.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren [e Industrisë] Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.

Kurti po ashtu tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.

“Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai.

Ndryshe, sipas Ligjit për rezervat shtetërore, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme.

Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm, kurse administrohen nga Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë. Rezervat shtetërore konsiderohen sekret shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori