LAJMI I FUNDIT:

Afera e rezervave shtetërore, lirohen nga paraburgimi Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it

Afera e rezervave shtetërore, lirohen nga paraburgimi Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e MINT-it

Tre të dyshuarit për aferën me rezervat shtetërore, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, janë liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin avokati i Muharremit, Mahmut Halimi.


“Të tre janë liruar me vendim të Gjykatës së Apelit”, ka thënë shkurtimisht ai.

Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë
Lexo po ashtu Asnjë masë disiplinore nuk ndërmerret ndaj zyrtarëve të arrestuar të Ministrisë së Industrisë

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

|Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023, të pandehurve I.L, H.G dhe R.M ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit I.L dhe H.G kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK, ndërsa i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, lidhur me nenin 33 të KPRK”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”.

Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së parë nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve.

“Prandaj, nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit. Kolegji i gjykatës së shkallës së dytë konstatoi se në këtë stad të procedurës penale nga gjykata e shkallë së pare është tejkaluar kompetenca e vlerësimit e parapara sipas normave ligjore nga fakti se gjykata në aktvendimin e ankimuar është lëshuar në vlefshmërinë e ligjshmërisë se ligjeve (administrative), vendimeve të qeverisë, si dhe në nxjerrjen e konkluzioneve të elementeve subjektive të dashjes në lidhje me veprat penale të cilat pretendohet të jene kryer nga ana e të pandehurve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori