Përveç bisedimeve me homologun ukrainas në Poloni, Dmytro Kuleba, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken vizitoi një qendër mirëseardhjeje për refugjatët, të ngritur nga autoritetet polake në atë që dikur ishte një qendër tregtare në Korczowa, afër kufirit me Ukrainën, ku afërsisht 3000 njerëz që ikin nga lufta po strehohen pas pushtimit rus të atdheut të tyre.
Në qendrën e refugjatëve, kryediplomati amerikan dëgjoi tregime rrëqethëse nga nënat dhe fëmijët e tyre, të cilët përshkruanin udhëtime të gjata dhe të rrezikshme për t’i shpëtuar agresionit rus, raporton theguardian.
“Afër shtëpisë sonë dëgjuam bomba”, tha Venera Ahmadi, 12 vjeç, e cila tha se erdhi me vëllanë dhe motrën e saj, gjashtë qen dhe shtatë mace nga Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, më shumë se 600 kilometra larg, “Kemi ecur deri në kufi, nuk e di sa orë. Ne e kaluam kufirin në këmbë”. Motra e saj 16-vjeçare, Jasmine, tha se “Kisha frikë se mos vdisja”.
Natalia Kadygrob, 48 vjeç, arriti në qendër me katër fëmijët e saj të birësuar nga Kropyvnytskyi, pothuajse 800 kilometra (rreth 500 milje) me autobus rrugës për në shtëpinë e vëllait të saj në Gjermani. Burri i saj qëndroi pas. “Ata bombarduan aeroplanët në aeroport”, tha ajo duke shtuar se “Sigurisht që kishim frikë”.
Tatyana, 58 vjeç, e cila nuk do të thoshte mbiemrin e saj, erdhi me vajzën e saj, Anna, 37 vjeç dhe vajzat e saj 6 dhe 1 vjeç, Katya dhe Kira, nga Kharkiv, rreth 1,000 kilometra (621 milje) larg. Ajo ishte në bodrum me vajzat e saj kur ndodhi shpërthimi. “Ata duhet të jenë në shkollë”, tha Anna. “Ata janë fëmijë, ata nuk kuptojnë”.
Blinken më pas u takua me Kuleban në një vizitë në pikën kufitare të Korçovas, ku autoritetet polake shoqëruan grupe të vogla refugjatësh rreth 20 në të njëjtën kohë përtej kufirit nga qyteti ukrainas i Krakovets. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë