LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani bëri ulje emergjente në Australi pas 20 minutash, udhëtarët u detyruan të largohen me urgjencë pasi brendia nisi të mbushet me tym

Aeroplani bëri ulje emergjente në Australi pas 20 minutash, udhëtarët u detyruan të largohen me urgjencë pasi brendia nisi të mbushet me tym

Udhëtarët janë detyruar sot të rrëshqasin nëpër shtresat përjashta dyerve emergjente, pasi brendia e aeroplanit u mbush me tym, sapo aterruan në aeroportin e Sydney të Australisë.

Fluturimi i aeroplanit të Qantas kishte zgjatur vetëm 20 minuta, pasi është vërejtur një problem në sistemin hidraulik dhe u detyruan të kthehen prapa, prej nga ishin nisur, transmeton Telegrafi.

Raportohet incidenti ka ndodhur në momentin e aterrimit dhe aeroplani nuk ka mundur të arrinte deri në terminal, por evakuimi është bërë me sukses.


Shumica prej tyre janë kollitur pandërprerë dhe patën sy të skuqur si pasojë e tymit, ndërsa disa pësuan lëndime të lehta derisa po largoheshin.

Arsyet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura, derisa nëse do kishte ndodhur derisa aeroplani të ishte në fluturim, pasojat mund të ishin më të mëdha.

Për shkak të këtij aterrimi emergjent, në aeroport nuk është shkaktuar ndonjë tollovi, apo të jetë detyruar ndonjë anulim fluturimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Amerika
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

'Papa i Popullit' - pesë momente madhështore për të cilat do të kujtohet Papa Françesku

Evropa
Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran - të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Azia
Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Trump, Biden dhe Zelensky kanë shkelur rregullat gjatë varrimit të Papa Françeskut

Evropa
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Evropa
Kalo në kategori