LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën vetëm disa ditë pas një përplasjeje mes presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Urdhri për ndërprerjen e ndihmës ushtarake u dha të hënën në mbrëmje, sipas kohës amerikane.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane shpjegoi për NBC News se në momentin kur u dha urdhri, amerikanët po lëviznin pajisje në rajon.


Ai shpjegoi se aeroplanët që ishin në rrugë për në Ukrainë duhet të ktheheshin pas marrjes së urdhrit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ndihma ushtarake është ndërprerë sepse Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që kjo ndihmë kontribuon në zgjidhjen e konfliktit.

“Presidenti e ka thënë qartë se është i përqendruar në paqe. Ne kemi nevojë që partnerët tanë të jenë të angazhuar për këtë qëllim. Po pushojmë dhe po rishikojmë ndihmën tonë për të qenë të sigurt se ajo kontribuon në zgjidhjen e problemit”, u shprehën ata në një njoftim.

Bloomberg raportoi se dërgesa e të gjitha pajisjeve ushtarake amerikane që nuk ndodhen aktualisht në Ukrainë është ndalur, përfshirë armët që janë në transport me avionë dhe anije ose që presin në zonat e kalimit në Poloni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori