Aeroplanë të përmbysur dhe rrugë të përfshira nga uji – imazhe të tjera rreth ndikimit të uraganit Milton në Florida

Pamjet nga qyteti i Venice në Florida ofrojnë një pasqyrë të mëtejshme mbi ndikimin e uraganit Milton në pjesë të shtetit.
Ato tregojnë një aeroplan të vogël që në dukje është përmbysur nga erërat e forta - ndërsa vitrinat e dyqaneve dhe rrugët shihen të përfshira nga uji i sjellë nga stuhia, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave, më shumë se tre milionë konsumatorë janë tani pa energji në orët pasi uragani Milton arriti në tokë.
Shifrat nga faqja e internetit PowerOutage.us tregojnë se më shumë se një e katërta e lidhjeve energjetike që ajo gjurmon janë aktualisht në ndërprerje.
Ndër zonat më të goditura janë qarqet bregdetare - ku pothuajse të gjitha 9,600 lidhjet e gjurmuara të energjisë janë në ndërprerje.
Dhe imazhe të tjera të përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara nga uragani Milton gjatë natës kanë filluar të dalin. /Telegrafi/















































