Modelja e njohur, Adola Dushi, vazhdon të jetë ndër më të suksesshmet në trojet shqiptare.

Që kur u shpall “Miss Shqipëria” në vitin 2012, puna në fushën e modelingut për të nuk ka të ndalur.


Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një fotografi ku shihej mjaft e ëmbël.

adroladushi 125240222 869446623859655 8254118263965041615 n (Foto: Instagram)

E njohur për bukurinë natyrale, edhe kësaj radhe ajo ka vënë në pah tiparet e fytyrës, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Për makijazh ajo ka zgjedhur nuanca të errëta, kurse flokët e lakuara i ka lënë të lira mbi supe. Sa i përket veshjes, Adrola ka shkuar me një të brendshme me ngjyrë të kuqe.

adroladushi 123540694 202808621248112 4797590843947093337 n (Foto: Instagram)

Postimi i modeles ka marrë mijëra pëlqime, teksa në komente pati edhe figura të njohura publike që përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. /Telegrafi/