'Adolf Hitleri' gati për një tjetër triumf zgjedhor, ndërsa votuesit drejtohen drejt qendrave të votimit në Namibi

Një politikan që mban emrin Adolf Hitler duket i gatshëm për një tjetër triumf zgjedhor kur votuesit të shkojnë në qendrat e votimit të mërkurën.
Adolf Hitler Uunona, 59 vjeç, është gati të sigurojë një mandat të pestë si administrator i distriktit në Ompundja, Namibi.
Kandidatura e tij në ish-koloninë gjermane ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të emrit të tij kontrovers.
Uunona, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2004, e ndan emrin e tij të plotë me Fyhrerin gjerman, i cili ishte përgjegjës për Holokaustin dhe Luftën e Dytë Botërore.
Uunona ka folur më herët në lidhje me emrin e tij, duke shpjeguar se babai i tij e zgjodhi atë pa kuptuar lidhjet e tij të errëta historike.
Megjithatë, Uunona e ka bërë të qartë se nuk do ta ndryshojë emrin e tij duke shtuar se identiteti i tij nuk duhet të ngatërrohet me atë të diktatorit nazist që orkestroi vdekjen e gjashtë milionë hebrenjve gjatë viteve 1930 dhe 1940.
Ai përfaqëson partinë Swapo, e cila ka qeverisur kombin jugor afrikan që kur fitoi pavarësinë nga Afrika e Jugut në vitin 1990.
Kur u pyet për emrin e tij, Uunona deklaroi: "Babai im më vuri emrin e këtij burri. Ai ndoshta nuk e kuptonte se çfarë përfaqësonte Adolf Hitleri".
Ai shtoi: "Si fëmijë e shihja si një emër krejtësisht normal. Vetëm si adoleshent e kuptova se ky burrë donte të pushtonte të gjithë botën". /Telegrafi/


















































