Adoleshenti arriti “të pamundurën” duke mposhtur Tetrisin – çfarë tregon kjo për aftësitë njerëzore

Për dekada, ishte një sukses që konsiderohej i pamundur.
Në ditët e fundit të vitit 2023, adoleshenti amerikan Willis Gibson – i njohur më mirë me nofkën “Blue Scuti” – “mundi” versionin Nintendo Entertainment System të video-lojës Tetris, i cili u publikua për herë të parë në vitin 1989.
Dizajnerët origjinal të Tetrisit menduan se nuk mund të bëhej – videoloja është krijuar për të luajtur pafund. Blloqet bien gjithnjë e më shpejt derisa lojtari të humb. Për të mposhtur video-lojën, një lojtar duhet të arrijë rezultate aq të larta sa kujtesa e video-lojës të mbingarkohet dhe ajo të rrëzohet. Fitorja arrihet sepse kompjuteri thjesht nuk mund të vazhdojë punën, raporton bbc.
Si një profesor i shkencave kognitive, Tom Staffordit i intereson se si njerëzit mund të përfitojnë prej ekspertizës, veçanërisht në lojëra video, kështu që kur Gibson kryeu këtë veprim të çmendur, menjëherë i tërhoqi vëmendjen. Mënyra se si e bëri këtë në moshën 13 vjeçare na tregon shumë rreth mënyrës se si kufijtë e performancës njerëzore po ndryshojnë në epokën digjitale.
Më parë, versioni NES i Tetris ishte mposhtur vetëm nga Inteligjenca Artificiale (AI). Një program i ndërtuar posaçërisht për video-lojën ishte në gjendje të kutponte, pothuajse në çast, gjendjen e video-lojës Tetris dhe të zgjidhte veprime aq shpejt sa mund t’i regjistronte konsola. Ai luante pa ndërprerje, pa bërë ndonjë gabim – diçka që dukej larg kufijve të thjeshtë të performancës njerëzore.
Në atëkohë, 2021, lojtari AI-Tetris ishte në gjendje t’u tregonte njerëzve nivele të paeksploruara më parë të video-lojës. Ashtu si fizika në kufijtë e një vrime të zezë, realiteti i Tetris fillon të përkulet në nivelet më të larta.
Shpejtësia papritmas dyfishohet në nivelin 29, një nivel që e arrijnë pak njerëz dhe më pak mbijetojnë për një kohë të gjatë. Kur shënimet e numëruesit arrijnë 1 milion, shifrat filluan të zëvendësohen me shkronja, dhe më pas përfundimisht me simbole nga seti grafik i Tetrisit. Më në fund, ngjyrat e blloqeve ndryshojnë dhe deformohen, disa nivele janë të gjitha të verdha të dhunshme, ndërsa të tjera kanë blloqe kaq të errëta sa vështirë të shihen – sidomos në shpejtësinë që ju nevojitet për të mbijetuar.
Ky është konteksti i lojës së Gibson të transmetuar më 21 dhjetor të vitit 2023, në të cilën ai luajti video-lojën me shpejtësi gjithnjë e më të furishme për 40 minuta. Në këtë proces, ai vendosi rekorde të reja botërore për rezultate të larta, nivele të luajtura dhe linja të pastruara. Përfundimisht, ai u shpërblye me përplasjen që sinjalizon se ai kishte bërë të pamundurën – mundi videolojën.
Arritja është reale, por rëndësia është shumë larg sferës së video-lojërave dhe atyre që i duan ato. Çfarë bëri Gibson, dhe si e bëri atë, ofron mësime të përgjithshme për se si njerëzit mësojnë dhe se si kufijtë e performancës njerëzore shtrihen, transmeton Telegrafi.
Për të kuptuar pse, merrni parasysh se Tetris është një komunitet, si dhe një video-lojë. Gibson jo vetëm që mori një tastierë të vjetër, ai iu bashkua një tradite të gjallë. Ka mijëra lojtarë të dedikuar ndaj Tetrisit në NES, platforma në të cilën u lëshua zyrtarisht për herë të parë në Amerikën e Veriut. Përveç lojtarëve, ka transmetues, blogerë, teoricienë që diskutojnë strategjinë dhe ndjekës të rekordeve që konkurrojnë për të tejkaluar njëri-tjetrin. Ekziston edhe Kampionati Botëror “Classic Tetris”, që mbahet çdo vit në Portland, Oregon.
Tetrisi është video-lojë jashtëzakonisht mahnitëse, megjithatë komuniteti rreth tij siguron që të shtohen lojtarët e rinj.
Komunitetet ofrojnë inkurajim dhe një tjetër përbërës thelbësor për përshpejtimin e potencialit njerëzor – frymëzimin. Komunitetet janë laboratorë të gjallë idesh dhe eksperimentesh, ku njerëz të ndryshëm mund të provojnë gjëra të reja dhe sukseset mund të përcillen.
Shkencëtarët e studiojnë këtë mësim social nën emërtimin “evolucioni kulturor”. Edhe pse disa kafshë të tjera e bëjnë këtë, njerëzit shkëlqejnë në të. Ai siguron farat e kulturës, pasi komunitete të ndryshme zhvillojnë praktika të ndryshme për t’iu përshtatur mjedisit të tyre të afërt.
Teknika të reja të suksesshme të aftësive u përhapën në komunitetet e të mësuarit. Merrni Fosbury Flop, teknikë e kërcimit së larti e popullarizuar nga Dick Fosbury kur fitoi medaljen e artë për SHBA-në në Lojërat Olimpike të vitit 1968. Kërcimi fitues i Fosbury ishte 2.24 metra (7ft 4.19 in), por kjo lartësi u arrit – dhe në shumë raste u thye – nga çdo konkurrent i vetëm në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, të gjitha duke përdorur teknikën Flop.
Atë që Fosbury bëri për kërcimin së larti, interneti dhe Inteligjenca Artificiale po e bëjnë për pothuajse çdo aftësi të imagjinueshme.
Pavarësisht nëse doni të mësoni të kodoni, ose thjesht dëshironi të shikoni një video se si të rregulloni makinën tuaj larëse, është më e lehtë se kurrë të kopjoni aftësi të reja. Që nga dalja në internet e lojës së shahut, ka pasur një përmirësim masiv të brezave në aftësitë e shahut, ku lojtarët e sotëm mund të shihen duke luajtur shah më mirë se në çdo moment të historisë. Edhe kriminelët përdorin mësimin social – një lajm i fundit fajësoi Tiktok për një rritje të një stili të veçantë të vjedhjeve të veturave.
Në Tetris, një risi thelbësore ka qenë një mënyrë e re e mbajtjes së komanduesit – e quajtur “rrokullisje”, ku lojtarët fusin pjesën e poshtme të tastierës në një gisht ose gishtin e madh që rri pezull pak sipër tastierës. Ai i lejon lojtarët të futin komanda më shpejt sesa duke shtypur me një gisht të vetëm.
Pavarësisht historisë 34-vjeçare të video-lojës, rrokullisja u bë e njohur vetëm vitet e fundit, duke u përhapur në komunitetin e transmetuesve dhe lojtarëve konkurrues të Tetrisit. Siç ndodh shpesh, janë anëtarët më të rinj të një komuniteti ata që njohin inovacionin e dobishëm. Gibson filloi të luante Tetris në moshën 11-vjeçare dhe përdori teknikën e rrotullimit në vrapimin e tij të thyerjes së rekordeve.
Shumë diskutime rreth inteligjencës artificiale përqendrohen në fusha ku aftësitë njerëzore mund të vjetërsohen, por është gabim të mendosh se performanca njerëzore është një objektiv i palëvizshëm. Siç tregoi arritja rekord e Gibson-it, ne vazhdimisht shikojmë te kufijtë e jashtëm dhe, duke arritur, zgjerojmë zotërimin tonë.
Morali është se shtypja e kufijve të aftësive njerëzore është pasojë e inovacionit të vazhdueshëm kolektiv, si dhe e individëve të shquar. Njerëzit janë një specie e përcaktuar nga aftësia jonë për të mësuar dhe në epokën digjitale ka gjithnjë e më shumë potencial për të shtyrë në territore të paeksploruara të performancës në të gjitha aspektet e artit, shkencës dhe kulturës – përfshirë Tetrisin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët