Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump ka ndërmend të privatizojë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Sipas një dokumenti të brendshëm të NASA-së të marrë nga ‘The Washington Post’, Shtëpia e Bardhë planifikon të ndalojë financimin e stacionit pas vitit 2024, duke i dhënë fund mbështetjes direkte federale të laboratorit orbital. Por nuk ka ndërmend të braktisë plotësisht laboratorin orbital dhe po punon në një plan tranzicioni që mund ta kthejë stacionin në sektorin privat, transmeton Telegrafi.


"Vendimi për t'i dhënë fund mbështetjes direkte federale për ISS në vitin 2025 nuk nënkupton që vetë platforma do të vazhdojë orbitojë, është e mundur që industria të mund të vazhdojë të operojë disa elemente ose aftësi të ISS si pjesë e një platforme tregtare të ardhshme NASA do të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare dhe tregtare gjatë shtatë viteve të ardhshme në mënyrë që të sigurojë qasje të vazhdueshme njerëzore dhe prania në orbitën e ulët të Tokës”, thuhet në dokument.

Gazeta shkruan se ideja do të hasë oponencë të madhe për shkak se SHBA ka shpenzuar 100 miliardë dollarë për stacionin. /Telegrafi/