Këngëtarja Adelina Tahiri duket të jetë një prej këngëtareve më "të pasura" të estradës.

Përveç veshjeve të shtrenjta, klipeve cilësore e shumë gjërave të tjera, Adelina së fundmi ka investuar edhe në patundshmëri.


Ajo ka blerë një apartament të ri, i cili duket të jetë pjesë e një kompleksi banesor shumë luksoz.

Duke mos zbuluar lagjen apo edhe qytetin ku e ka blerë, Adelina ofroi për ndjekësit e saj vetëm një video, përmes së cilës prezantonte pamjen jashtë dritareve të apartamentit dhe më pas brendësinë e tij.

"Mirë se vini" në apartamentin tim të ri", shkruan këngëtarja Tahiri në videon, e publikuar në Instagram dhe SnapChat. /Telegrafi/