Albumi “30” i këngëtares Adele nuk ishte i përshtatshëm për asnjë nominim për çmimet “Grammy 2022” për shkak të datës së publikimit.
Materiali i përshtatshëm për “Grammy 2022”, për të cilin nominimet u shpallën të martën, duhej të ishte publikuar nga 1 shtatori 2020 deri më 30 shtator 2021, sipas Akademisë së Regjistrimit.
Artistja muzikore 33-vjeçare publikoi këngën e saj të parë të albumit, “Easy on Me”, më 15 tetor 2021, dhe albumi në tërësi u publikua më 19 nëntor 2021, shkruan DailyMail.
Materiali do të jetë i përshtatshëm për çmimet “Grammy 2023”; albume të tjera të dukshme në të njëjtën rrethanë përfshijnë atë të Megan Thee Stallion, “Something for Thee Hotties”, “=” nga Ed Sheeran, dhe “Red (Taylor’s Version)” të Taylor Swift.
Adele në karrierën e saj fitoi 15 nga 18 nominimet e Grammy-t, duke përfshirë çmimet e rëndësishme: “Artistja e re më e mirë” dhe dy herë duke fituar çmimet për “Albumin e vitit” dhe “Këngën e vitit”.
Adele muajin e kaluar njoftoi datën e publikimit të albumit, i pari i saj në gjashtë vjet, në një postim në Instagram në të cilin ajo deklaroi se ishte ‘gati për ta nxjerrë më në fund këtë album’.
Në postim, artistja britanike foli për rrugëtimin e saj personal në krijimin e albumit të ardhshëm, një kornizë kohore që përfshin divorcin e saj në vitin 2019 nga ish-burri Simon Konecki.
“Sigurisht që nuk isha afër vendit ku do të shpresoja të isha kur e nisa për herë të parë gati tri vjet më parë”, tha ajo. “Në fakt krejt e kundërta. Unë mbështetem te rutina dhe qëndrueshmëria për t’u ndjerë e sigurt, e kam bërë gjithmonë. E megjithatë aty me vetëdije – me dëshirë madje, duke u hedhur në një labirint të rrëmujës absolute dhe trazirave të brendshme”, shtoi ajo.
Adele tha se pasi mësoi ‘shumë të vërteta të vështira në shtëpi për veten’, ajo ‘ka hedhur shumë shtresa, por gjithashtu është mbështjellë me të reja’.
“Ndjehem sikur më në fund kam gjetur sërish ndjenjën time”, tha ajo. “Unë do të shkoja aq larg sa të thosha se kurrë nuk jam ndjerë më e qetë në jetën time”.
Albumi debutoi me sukses përvëlues, duke u bërë albumi më i shitur i vitit në tri ditë pas publikimit të tij me më shumë se 500,000 njësi të zhvendosura, raportoi Billboard të hënën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë