LAJMI I FUNDIT:

Addison Rae po sjell zyrtarisht vitet ’90 me pamjen e saj të fundit të grimit

Addison Rae po sjell zyrtarisht vitet ’90 me pamjen e saj të fundit të grimit

Addison Rae po përqafon vitet ’90 në më shumë mënyra sesa një. Jo vetëm që ylli i TikTok do të bëjë debutimin e saj në film në ribërjen e filmit klasik të viteve ’90 “She’s All That” muajin e ardhshëm, por ajo aktualisht po eksperimenton me disa pamje të grimit nga vitet ’90.

Në një postim në Instagram, Addison ndau disa fotografi, “fotografitë e së dielës”, mbishkroi ajo fotot.


Megjithatë, ajo që morri vëmendje ishte grimi i Addison – hije të inspiruara nga vitet e më hershme.

View this post on Instagram

A post shared by ADDISON RAE (@addisonraee)


Hija e syve me ngjyrë vjollcë të zbehtë e 20-vjeçares me pluhur u vendos mbi kapakët e saj, duke vazhduar me më shumë në cepin e brendshëm të syrit të saj dhe poshtë gjithashtu. Pastaj, Addison riktheu trendin më klasik të grimit nga vitet ’90: kufizimi i buzëve – ajo filloi lyerjen e buzëve me një hije të errët para se t’i plotësonte ato me një ngjyrë më të çelët.

Duke marrë parasysh që Addison është bashkëthemeluese e një kompanie bukurie, “Item Beauty”, nuk është për t’u habitur që ajo po argëtohet duke eksperimentuar me pamjen e grimit. Është e paqartë saktësisht se cilat produkte ajo përdori për të arritur këtë pamje specifike, por ju mund ta rikrijoni atë me disa hije vjollcë të zbehtë të syve dhe një kufizues buzësh të errët. /Telegrafi/