Addison Rae nxit debat me stilin provokues: Fansat shqetësohen se po ndjek rrugën e Britney Spears

Addison Rae po shfaq gjithnjë e më shumë një stil të guximshëm e provokues që ka ngritur shqetësime mes fansave, të cilët vënë re ngjashmëri me periudhat më të trazuara të Britney Spears.
Në një seri fotografish të publikuara në Instagram, ylli 24-vjeçar pozon në banjo me një veshje tërheqëse: reçipeta dantelle lejla, një bluzë të shkurtë të bardhë dhe një fund të shkurtë që mezi mbulon.
Me këtë paraqitje, ajo solli menjëherë atmosferën e viteve 2000 dhe nxiti krahasime me ikonën e popit, shkruan DailyMail.
Fansat nuk hezituan të shprehin shqetësimet në komente, duke pyetur nëse Rae po ndjek gjurmët e Spears dhe nëse kjo është një shenjë e ndryshimeve të paqëndrueshme në sjellje.
"Po merr mësime nga Britney?", shkruan një ndjekës, ndërsa të tjerë pranuan se ndanin të njëjtin mendim.
Ky debat vjen disa muaj pasi Addison u shfaq me një pamje thuajse identike me Britney-n në një dalje publike, përfshirë edhe detaje si fedora, reçipetat neoni dhe një kanaçe Pepsi, që kujtonte reklamën ikonike të këngëtares në vitin 2002.
Rae, e njohur fillimisht si TikToker, ka hyrë gradualisht në botën e muzikës dhe modës, duke e shtyrë gjithnjë e më shumë imazhin e saj drejt një zone më seksi dhe të rrezikshme — duke bërë që publiku të ngrejë pyetjen: A është kjo një stil i zgjedhur apo një paralajmërim? /Telegrafi/













































