Prof.Dr.Nikoliq: Qëllimi ynë është gjithmonë të sigurojmë më të mirën për pacientët tanë.
Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup funksionon Departamenti i Kardiokirurgjisë, i cili është ndërtuar sipas standardeve më moderne botërore dhe në vitet e fundit u bë një nga qendrat më të mira të kardiokirurgjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin. Suksesi i punës së deritanishme i atribuohet investimit të vazhdueshëm në edukimin dhe përmirësimin e ekipit duke ofruar kujdes shëndetësor të nivelit më të lartë për të përmbushur nevojat specifike të të gjitha kategorive të pacientëve.
Profesori eminent Dr. Aleksandar Nikoliq, shefi i Departamentit të Kardiokirurgjisë, i cili që nga viti 2015 është pjesë e ekipit të spitalit klinik “Acibadem Sistina” thotë se në këtë departament kryhen të gjitha procedurat rutine dhe ato më komplekse në zemër të hapur. Departamenti funksionon në mënyrë të organizuar me një ekip profesionistësh me përvojë duke përfshirë kardioanesteziologë, kirurgë, kardiologë, kardioperfuzionistë, infermierë, fizioterapistë dhe ndihmës infermiere në një departament të pajisur mirë i cili disponon me njësinë më bashkëkohore të kujdesit intensiv kardiokirurgjikal me teknologji më të avancuar për reanimacion dhe trajtim intensiv.
Në këtë departament kryhen ndërhyrje të tilla si bypass koronar (CABG, MIDCAB, OPCAB) dhe trombendarterektomia e arterieve karotide, zëvendësimi ose riparimi i valvulës aortale (David I, II), zëvendësimi ose riparimi i valvulës mitrale qoftë me operacion në zemër të hapur apo me qasje minimale invazive, zëvendësimi ose riparimi i valvulës trikuspidale, trajtimi i diseksionit të aortës dhe aneurizmës, implantimi i zemrës artificiale (TAH) dhe implantimi i aparatit për mbështetje të zemrës së majtë, të djathtë ose bilaterale (LVAD, RVAD, BiVAD).
VENDOSJA E BYPASS-IT KORONAR- NJË NGA NDËRHYRJET MË TË ZAKONSHME KARDIOKIRURGJIKALE NË “ACIBADEM SISTINA”
Numri i pacientëve të cilët u nënshtrohen ndërhyrjeve kardiokirurgjikale është në rritje të vazhdueshme. Vendosja e bypass-it është një nga ndërhyrjet më të zakonshme që kryhen në Departamentin e Kardiokirurgjisë, e cila për një kohë shumë të shkurtër pacientit i siguron funksionim normal duke ia zgjatur jetën dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së tij.
“Vendosja e bypass-it është një procedurë rutine në këtë departament, ndërsa rezultatet e këtyre ndërhyrjeve tregojnë një shkallë të lartë suksesi. Përveç operacionit klasik, ne kryejmë edhe kirurgji minimale invazive të baypass-it, e cila zvogëlon kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe pacientëve u mundëson rikuperim më të shpejtë,” thotë Prof. Dr. Nikoliq.
KIRURGJIA RIKONSTRUKTIVE TË VALVULAVE NË “ACIBADEM SISTINA”
Përveç ndërhyrjeve klasike për zëvendësimin e valvuleve të zemrës, ekipi kardiokirurgjikal në spitalin klinik “Acibadem Sistina” çdo ditë kryen ndërhyrje për rikonstruim të valvuleve. Në qendrat botërore të kardiokirurgjisë, gjithnjë e më shumë po zbatohet kirurgjia rikonstruktive e valvuleve, e cila ofron mundësi për rikuperim më të shpejtë me rrezik të reduktuar të infeksionit dhe mpiksjes së gjakut.
”Operacionet që përfshijnë rekonstruksionin e valvulës së sëmurë janë më të ndërlikuara për ekipin kirurgjikal sesa ato në të cilat valvula zëvendësohet me një protezë artificiale. Zbatimi i kirurgjisë rikonstruktive mundëson rikuperim më të shpejtë të muskulit të zemrës dhe nëse ndërhyrja kryhet në kohën e duhur mund të çojë në zvogëlimin e dimensioneve të zgavrave të zemrës dhe te një numër i caktuar pacientësh mund të çojë në zvogëlimin e kufijve të vlerave normale,” shpjegon Prof. Dr. Nikoliq.
TAVI – ZËVENDËSIMI I VALVULËS SË ZEMRËS PA PRERJE
TAVI është një nga ndërhyrjet më të reja në fushën e kardiokirurgjisë, me anë të së cilës bëhet zëvendësimi i valvulës së dëmtuar aortale pa prerje (nuk bëhet me hapje të kraharorit). Kjo procedurë mund të shpëtojë jetën e pacientëve të cilët vlerësohen si pacientë me rrezik të lartë për operacion klasik me qasjen klasike të hapjes së kraharorit për shkak të pranisë së sëmundjeve të tjera shoqëruese. Ndryshe nga ndërhyrja tradicionale për zëvendësimin e valvulës, e cila zgjat rreth katër orë, kërkon mbështetje me qarkullim artificial të gjakut dhe kryhet nën anestezi të përgjithshme, TAVI mund të kryhet me anestezi lokale ose të përgjithshme dhe zgjat më pak se një orë, nuk bëhet me hapje të kraharorit, ndërsa pacientët lëshohen nga spitali brenda disa ditësh dhe rikuperimi i plotë pritet për një deri në dy javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezervo online, udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
Haje: Sekreti pas shijes që po pushton tryezat shqiptare dhe më gjerë
Minimi i tretë i masave shkëmbore – të enjten për tri orë mbyllet sërish segmenti Kijevë-Dollc
Festa magjike e Vitit të Ri në Grand Blue Fafa Resort & Spa
Përmbylle vitin 2024 ëmbël, zgjoje ëndrrën tënde midis dallgëve të detit në Shëngjin
Transportimi i mallrave tuaja në duar e depo të sigurta - Pro Transport
Haje: Sekreti pas shijes që po pushton tryezat shqiptare dhe më gjerë
Çdo rreze dielli, një hap drejt kursimit - Unisolar
Minimi i tretë i masave shkëmbore - të enjten për tri orë mbyllet sërish segmenti Kijevë-Dollc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi
Eksperti Tahirukaj shpjegon pse u zgjodh Varraga si lokacion për shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?
Diana i jep Arionit një informacion nga jashtë
Trump kërcënon me veprime të ashpra nëse pengjet izraelitë nuk lirohen nga Gaza