LAJMI I FUNDIT:

Abrashi takoi violinistin me famë botërore, Shkëlzen Doli

Abrashi takoi violinistin me famë botërore, Shkëlzen Doli

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka takuar të shtunën violinistin me famë botërore Shkëlzen Doli, të cilin e ka quajtur ambasador të muzikës dhe kulturës shqiptare nëpër botë.

Siç njofton LDK, Abrashi ka thënë se artistë me famë botërore, sikur Doli, janë imazhi më i mirë i vendit tonë nëpër botë.

Së bashku me asambleisten e zgjedhur të Prishtinës, Vlora Dumoshi, Abrashi i ka prezantuar Dolit planet e tij për aktivitetet kulturore në Prishtinë.


“Kemi në plan që të të realizohet kërkesa e kahmotshme e komunitetit kulturor për jetësimin e një sallë për koncerte e cila do t’i shërbente institucioneve kulturore shtetërore si ‘Filharmonia e Kosovës’, Ansambli Shota, Qendrës Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, por edhe nevojave të operatorëve të pavarur dhe festivale të ndryshme, të cilët në kanë pasuruar dhe vazhdojnë të pasurojnë qytetin e Prishtinës me ngjarje kulturore, të cilat përveç përfitimit kulturor, qytetit dhe bizneseve të Prishtinës iu sjellin përfitime monetare”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se objekti i sallës koncertale do të ndërtohet në njërën nga lagjet e Prishtinës, të cilat janë në rritje pikërisht për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të cilët kanë kërkuar institucione kulturore më afër vendbanimeve të tyre.

Abrashi ka thënë se hapësirat publike do të plotësohen me vepra të artit të cilat janë punuar nga krijues vendor dhe të huaj në bashkëpunim me banorët e lagjeve ku do të vendosen ato vepra.

“Në këtë mënyrë do të integrohen qytetarët e lagjeve të ndryshme në vendimmarrje rreth pamjes vizuale të lagjeve ku banojnë. Kjo do të bëhet përmes programeve dhe punëtorive të organizuara në bashkëpunim me krijues dhe OJQ vendore tash më të vërtetuara në këtë lëmi”, ka thënë Abrashi.

Ai ka shtuar se do të bëhet subvencionimi i krijuesve nga Prishtina dhe organizatave të regjistruara në Komunën e Prishtinës për aktivitetet e karakterit lokal dhe rajonal ku përfitues kryesor janë qytetarët e Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori