Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të japë votat e saj në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, por paraprakisht duhet të ketë marrëveshje ndërmjet partive politike parlamentare. Për të arritur një marrëveshje duhet të ulen të gjithë së bashku në një tryezë, ka thënë anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
Abrashi ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e partive politike për tryezën sa i përket çështjes së presidentit.
Ai tha se një marrëveshje e tillë duhet të merren urgjentisht sepse shteti hynë në një paqartësi kushtetuese dhe ligjore.
“Kryetari Mustafa është në kontakt të vazhdueshëm edhe me liderët e partive politike dhe besoj e vlerëson vet kur është koha për një tryezë ose kur ka përafrime. Ajo çka mund të themi si LDK është që ne po synojmë që një marrëveshje të tillë ose çfarëdo vendimi të marrim sa më herët në mënyrë që nëse s’ka vendim, të shpallen zgjedhje ti organizojnë dhe ti certifikojnë gjatë mandatit të ushtruesit të presidentit dhe të mos tejkalojmë këtë afat sepse si shtet hyjmë në një paqartësi edhe kushtetuese edhe ligjore”, tha Abrashi për Ekonomia Online.
“Prandaj kjo është urgjenca që ne po e shtyjmë pa marrë parasysh si të marrim një vendim që ti hapim rrugë qoftë përmes zgjidhjes së presidentit dhe të krijohen institucione stabile qoftë përmes zgjedhjeve të cilat duhet të organizohen. Kalkulimet tona janë se duhet të ndodh sa më shpejt gjatë janarit në mënyrë që të mos i afrohemi shkurtit. Prandaj ne po synojmë që të kemi një tryezë ku të gjendet një zgjidhje. Edhe nëse duhet zgjedhje atëherë shkojmë pas atyre”, shtoi Abrashi .
Abrashi që është edhe ministër i Infrastrukturës, tha LDK-ja i ka një numër të votave për momentin në Kuvend,por nuk varet gjithçka nga kjo parti.
“Për këtë na duhet tryeza. Partitë politike, liderët duhet të jenë të përgjegjshëm të ulen të bisedojnë dhe të mendojnë edhe për ambiciet politike të secilit por gjithsesi edhe për vendin. Jo të bëhet përmes debateve nëpër televizion sepse mund të ketë edhe keqkuptime. Prandaj po synojmë të ulemi të gjithë të diskutojmë të shohim mundësitë dhe afatet nëpër të cilat ne mund të veprojmë. Duhet ti shohim mundësitë në tryezë edhe realisht edhe përkrahjen e të tjerëve. LDK-ja i ka një numër të votave për momentin në kuvend por nuk varet gjithçka nga LDK-ja”.
Sipas tij, LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve, sepse më shumë ka qenë imponim i partive politike.
Abrashi tha se janë të shqetësuar për dëmet që mund ti shkaktojnë shtetit, ani pse janë të gatshëm për secilin opsion.
“LDK-ja nuk i frikësohet zgjedhjeve. Realisht më shumë ka qenë imponim i partive politike, por mendoj që qëndrojmë mirë. LDK-ja ka një organizim të mirë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha degët e LDK-së dhe ka një vullnet të mirë. Më shumë jemi të shqetësuar për dëmet që mund ti shkaktojmë shtetit në qoftëse hyjmë në paqartësi kushtetuese ligjore sesa zgjedhje, sidoqoftë jemi të gatshëm për secilin opsion”, tha Abrashi.
Ai shtoi se ende nuk është diskutuar në LDK, çështja për kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës.
“Ende nuk e kemi diskutuar kandidimin për kryetar Komune të Prishtinës, çështja e institucioneve të reja dhe çështja e presidentit është kjo që po na preokupon. Prandaj pasi të kryhen këto atëherë diskutojmë edhe për zgjedhjet lokale dhe emrat”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?