Abrashi: Do ta kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur të mësimdhënësve të Prishtinës

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, në kuadër të fushatës elektorale për balotazh, mbajti një takim sot me mësuesit e kryeqytetit, ku u shpreh se katër vitet e fundit pati një stagnim dhe degradim në fushën e arsimit.
“Ne do ta kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur për katër vite të mësimdhënësve të Prishtinës. Për katër vite u injoruan kuadrot e Prishtinës në arsim dhe u favorizuan militantët partiakë të komunave tjera. Edhe vet jeni dëshmitarë që gjatë këtyre katër viteve arsimi në komunën e Prishtinës, pati një stagnim dhe degradim duke pasur parasysh se më parë Prishtina ishte shembull në këtë fushë edhe për komunat e tjera. E jona është ta kthejmë këtë dinjitet dhe ta kthejmë shkollën e Prishtinës në një shembull”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se të gjitha shkollat do të bëhen me sallë të edukatës fizike, do të pajisen plotësisht me pajisje që janë të nevojshme për zhvillim edhe edukim fizik të nxënësve, në kuadër të plan-programeve në shkolla.
“Do të bëjmë ndërtimin e infrastrukturës shkollore në të gjitha zonat e reja të qytetit, duke ndërtuar 7 shkolla të reja, dhe 9 çerdhe. Në objektin e vjetër të shkollës ‘Ali Sokoli’ do të hapet një shkollë fillore, do të ndërtojmë shkollën e muzikës, do të ndërtojmë anekse shkollore kudo ku ka mundësi për ndarjen e nivelit të arsimit fillor prej atij të mesëm. Do të bëjmë renovimin e objekteve ekzistuese dhe do t’i mirëmbajmë ato”, ka thënë Abrashi.
Ai pohoi se plani i tij parasheh fuqizimin e nivelit të mesëm të vendimmarrjes në shkollë duke fuqizuar nivelet e aktiveve profesionale në vendimmarrje lidhur me çështjet profesionale.
“Në çdo shkollë me mbi 1000 nxënës do të punësojmë nga një pedagog dhe një psikolog. Në çdo shkollë me mbi 500 deri 1000 nxënës do të punësojmë nga një psikolog, kurse në shkollat me më pak se 500 deri 200 nxënës, do të punësojmë një psikolog në dy shkolla. Në të gjitha shkollat me më pak se 100 nxënës do të punësohet një psikolog. Do të sponsorizohet Dita e Shkollës, do të punojmë në projektin orientimi i fëmijëve në karrierë duke filluar që nga klasa e gjashtë”, potencoi kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Në fushën e arsimit profesional, Abrashi tha se do të rritet cilësia e aftësimit profesional dhe do të bëhet promovimi i shkollave profesionale, do të bëhet sistemi dual i mësimit për të rinjtë që t’iu mundësohet zhvillimi i praktikës profesionale në sektorin privat, do të bëhet harmonizimi i arsimit me kërkesat e tregut të punës, do të rritet bashkëpunimi me sektorin privat dhe do të zgjerohet autonomia e shkollave profesionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania