LAJMI I FUNDIT:

Abrashi premton qeverisje pa pazare politike

Abrashi premton qeverisje pa pazare politike

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Prishtina ka nevojë për një kryetar që merret me problemet konkrete të qytetarëve të saj.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka “Bashkëpunimi, do të jetë baza e qeverisjes time, qasja ime dhe themeli i konceptit tim qeverisës për komunën”.

Postimi i plotë i Abrashit:


“Sot edhe zyrtarisht paraqita kandidimin tim për Prishtinë, planet e mija për një kryeqytet që tejkalon ndasitë politike dhe për një kulturë të re qeverisjeje. Prishtina ka nevojë për një kryetar që merret me problemet konkrete të qytetarëve të saj.

Prishtina ka specifikat e problemet e veta, por ajo gjithashtu është njëra prej komunave të Kosovës ku banojnë qytetarë me nevoja e kërkesa të tyre. Në këtë kuptim, Prishtina ka nevojë për një qeverisje e cila fokusin e vetëm e ka hapësirën e përbashkët jetuese të të gjithë qytetarëve të saj.

Qeverisja lokale ka të bëjë me probleme lokale, dhe këtu qëndron përparësia: qoftë problemet, qoftë zgjidhjet e tyre ne i shohim dhe i prekim çdo ditë. Prandaj Prishtinës do t’ia ofrojmë një qeverisje lokale, pa pazare politike.

Bashkëpunimi, do të jetë baza e qeverisjes time, qasja ime dhe themeli i konceptit tim qeverisës për komunën

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe vazhdojmë së bashku”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori