LAJMI I FUNDIT:

Abraham zbulon se kush po e kontakton nga Chelsea që të kthehet në Stamford Bridge

Abraham zbulon se kush po e kontakton nga Chelsea që të kthehet në Stamford Bridge

Tammy Abraham foli për jetën e tij në Itali, se si u ndje kur u largua nga Liga Premier për në Serie A dhe çfarë shpreson në të ardhmen e tij.

25-vjeçari anglez u largua nga klubi i tij i fëmijërisë Chelsea për te Roma në verën e vitit 2021, duke u transferuar në një marrëveshje me vlerë rreth 41 milionë euro. Ai shkëlqeu në sezonin e tij debutues, duke shënuar 27 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, por gjërat kanë qenë pak më të vështira këtë sezon.

Abraham ka shënuar vetëm nëntë gola në 49 paraqitje këtë sezon dhe përflitet se do të kërkohet nga një pjesë e vogël e klubeve të Ligës Premier në afatin e ardhshëm të transferimit të verës.


Osimhen drejt largimit, Napoli mendon për Abrahamin e Romës
Lexo po ashtu Osimhen drejt largimit, Napoli mendon për Abrahamin e Romës

Duke folur për SMW, anglezi fillimisht reflektoi për lëvizjen e tij te Roma dhe se si u ndje fillimisht duke jetuar në kryeqytetin italian.

“Ishte një përvojë interesante, sigurisht ndryshe nga jeta në shtëpi. Sigurisht, më është dashur të përshtatem shpejt dhe ndonjëherë më mungon të dëgjoj gjuhën angleze. Është mirë të mësosh kultura dhe gjuhë të ndryshme, të shijosh një mënyrë jetese të re”, ka deklaruar ai.

“Ndoshta duhet të di më shumë sesa di, por po shkon mirë. Tifozët dhe njerëzit në klub më bënë të ndihem si në shtëpinë time që në ditën e parë që erdha. Pritja duhej të ishte në një aeroport privat, por atje kishte shumë fansa: ata brohorisnin emrin tim, ishin shumë të lumtur që më shihnin”.

“Që nga ai moment e kuptova se ishte vendi i duhur për mua. Ata janë shumë të pasionuar dhe duan që skuadra të bëjë mirë, të mbështesin edhe nëse nuk ia del mirë. Mendoj se ata mund të shohin se sa përpjekje kam bërë në lojë dhe mendoj se kjo është arsyeja pse ata më vlerësojnë mua, urinë time dhe dëshirën time për të fituar”.

“Nuk kam qenë këtu për shumë kohë, lëvizja në Romë është diçka për të cilën do të shikoj prapa dhe do të them se kam kaluar shumë mirë në jetën time duke qenë në një pjesë të ndryshme të botës dhe duke zbuluar gjëra të reja. Ka qenë e pabesueshme, ndonjëherë e vështirë, por deri tani argëtuese”, ka potencuar më tej ai.

Mes tjerash, ai kujtoi largimin e tij nga Chelsea.

Abrahami ka tre opsione në Ligën Premier, përfshirë edhe Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Abrahami ka tre opsione në Ligën Premier, përfshirë edhe Manchester Unitedin

“Pak para se të largohesha nga Chelsea, Tomori shkoi në Milano dhe ne folëm shumë. Më kujtohen telefonatat, asnjëri prej nesh nuk mund ta besonte atë që po ndodhte. Ne kishim qenë në Chelsea për gjithë jetën tonë dhe në një moment po largoheshim”, potencoi anglezi.

“Gjithçka që dija për Chelsean, përveç disa transferimeve huazuese, por gjithsesi mendoj se ishte koha e duhur për t’u larguar. Isha gati të bëja një hap përpara në karrierën time. Nuk doja të konsiderohesha një i ri apo një futbollist i ardhur nga akademia, për mua ishte koha të hapja krahët”.

“Unë ende flas me shumë lojtarë të Chelseat, James gjithmonë më thotë të kthehem. Jemi rritur bashkë si grup dhe njihemi prej vitesh. Lojtarë si Mount, Rice dhe Nketiah u rritën me mua në të njëjtin mjedis”.

“Ne kemi luajtur turne, kemi udhëtuar së bashku – është e veçantë t’i shohësh ata të rriten dhe sa larg kemi arritur. Ne morëm rrugë të ndryshme, por ne ende i ndajmë ato kujtime”, ka shtuar më tej Abraham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori